Masat ndaj koronavirusit/ Nxënësit në Tiranë me maska në shkolla! Prindërit: Janë këshilluar nga mësuesit (VIDEO)

TIRANE- Një ditë pasi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu lëshoi urdhrin për marrjen e masave Higjeno-Sanitare në institucionet parashkollore dhe ato të tjera arsimore Report TV bëri një vëzhgim në disa prej shkollave 9 vjeccare në kryeqytet.

Të pajisur me maska mbrojtëse nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë vijuar normalisht procesin mësimor.    

Nga ana tjetër për Report TV prindërit janë shprehur se ditën e djeshme fill pas lëshimit të urdhërit nga ministria shëndetësisë mësuesit kanë këshilluar fëmijët për masat që duhen marrë.

Sa i takon masave të marra ata  janë shprehur se kanë qenë vetë ata që kanë pajisur fëmijët e tyre me maska mbrojtëse dhe dezifektues për duart teksa ndërsa kanë shtuar se  nuk duhet përhapur panik për sa kohë ende nuk është raportuar për ndonjë rast me virus në vendin tonë.

"A janë marrë masat higjeno-sanitare në shkolla sa I takon virusit? Po, po mesa di këtu tek kjo shkollë është shumë e rregullt dhe janë të gjitha të pajisur me letra higjenike dhe shampo e të gjitha. A ju kanë kërkuar ju vetë mësuesit të pajisni fëmijë? Jo, asgjë. Dmth janë pajisur vetë nga shkolla me të gjithë mjetet e nevojshme? Po absolutisht po.

 Po,po ja maskën tani sapo e hoqi. A janë informuar në shkollë sa i takon rezikut që u kanoset? Po, dje po I ka përgatitur mësuesja, I ka thënë për higjenën e duarve si duhet ta mbajnë.

Janë marrë masat higjenike në shkollë për virusin? Po, janë marrë. Ju i keni pajisur fëmijët apo janë pajisur nga vetë shkolla me masa parandaluese ? Janë pajisur nga vetë ne prindërit. Me ccfarë masash ? Me maska.”- u shprehën disa prej prindërve.

Deri tani në Shqipëri janë testuar 8 persona të dyshuar si mbartës të koronavirusit por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv në testet e kryera.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 25/02/2020 19:34

    Per sa koh shqiperia nuk esht e prekur mos i harxhoni kot maskat dhe perhapni panik dhe personat qe preken jan moshat e treta qe nuk kan imunitet dhe kan probleme me mushkrit

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/02/2020 17:49

    Nëse je i ”sëmuar” ke ftohje kollitje etj atëher të ”duhet” maska që ti t’i mbrosh të tjerët rreth teje, përndryshe nuk është e nevijshme për personat e shëndoshë ...!!! Kuptojeni se maska nuk të mbron nga viruset ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë