Masat ndaj koronavirusit/ Kontrolle në të gjitha pikat kufitare, tre ditë më parë në portin e Durrësit u ndaluan dy kinezë (VIDEO)

Pas përhapjes së koronavirusit të ri, autoritetet shqiptare kanë nisur masat e sigurisë për të evituar mbërritjen e tij në vendin tonë. Kontrollet e shumta janë ushtruar në pikat kufitare, detare, ajrore dhe tokësore, për të bërë të mundur kontrollin e çdo individi që mbërrin në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi dje gjatë mbledhjes së task-forcës për masat ndaj koronavirusit se vendi ynë nuk është aq i rrezikuar sa vendet e tjera të BE, për shkak se nuk ka një linjë ajrore me Kinën.

Deri më tani ky virus ka marrë 106 jetë në Whuman, provincën e izoluar ku u shfaq për herë të parë, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar më shumë se 4000.

Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se rreziku global i koronavirusit kinez është "i lartë" dhe nuk është më i moderuar siç u tha fillimisht.

Auto-ambulanca te Porti i Durrësit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Masat kundër koronavirusit/ Në portin e Durrësit të shtunën u ndaluan dy kinezë, rezultuan të pastër

1580209929_Screenshot1.jpg
Në kuadër të shtimit të masave për parandalim e rrezikut të përhapjes së virusit vdekjeprurës 'koronavirus', autoritetet e portit të Durrësit tre ditë më parë (të shtunën) kanë ndaluar dy shtetas kinezë.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy kinezët kanë qenë në tragetin e linjave me Italianë dhe pas ndalimit u janë nënshtruar testeve dhe vizitave të hollësishme sipas protokollit përkatës dhe kanë rezultuar të pastër.

Pas rezultateve se ata nuk ishin të prekur nga asnjë virus,  janë lënë të lirë të vazhdojnë udhëtimin. Kinezët ishin turistë dhe kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Evropë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj