Lirohen 6 aktivistë të Vetëvendosjes të arrestuar për prishjen e Teatrit, 2 në arrest shtëpie (VIDEO)

Gjykata e Tiranës dha sot masat për tetë të arrestuarit e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me protestat për shembjen e Teatrit ku akuzoheshin për 'krijim të tubimeve të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë'.

Për gjashtë të arrestuar, përfshirë edhe kreun e VV në Tiranë Bojken Abazi është vendosur të lirohen, ndërsa për dy të tjerët Erik dhe Endrit Mërtiri është vendosur arrest shtëpie deri më 3 qershor. Në një prononcim për Report tv, avokati i dy vëllezërve Mërtiri tha se prokuroria është treguar e kujdesshme me kërkesën e bërë.

"Unë përfaqësojë dy vëllezërit Mërtiri dhe Romeon. Gjykoj që Gjykata kanë gabuar për sa i përket vlerësimit të ligjshëm të arrestit, nuk mendoj se plotësoheshin kriteret që ndalimi dhe arrestimi të jetë i ligjshëm. Kam një këndvështrim pozitiv sa i përket qëndrimit të prokurorisë , ku ndryshe nga sa ka vepruar herët e tjera, është treguar e kujdesshme, ka vepruar shumë mirë në raport me të cilët njerëzit kanë menduar. Arresti i shtëpisë me afat u vendos që t'i lihej kohë hetimeve që të vëzhgoheshin pamjet filmike", tha avokati, Jordan Daci.

Ndërkohë sot në mëngjes aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën para Gjyaktës së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. Sakaq zëdhënësi i VV me anë të një reagimi i kishte cilëuar si arrestime politike 8 të vendosurit në pranga, njëjti si presidenti Meta, i cili në një reagim në facebook ndër të tjera shkruajti se prishja e Teatrit ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Për shembjen e Teatrit dhe protestat që pasuan pati shumë të shoqëruar në polici, por deri sot në mëngjes kishin mnetur vetëm tetë personat e Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërkohë para gjykatës aktivistë të VV mbanin pankarta në duar me mbishkrime: "Kush mbron Teatrin shkon në burgë!"

Të arrestuarit ishin:
Erik Mërtiri
Endrit Mërtiri
Bojken Abazi
Kastriot Qema
Romeo Lilo
Ledion Xhoxhaj
Burim Tafilica
Sokol Ndoja

Ndërkohë gjyqtar i çështjes në Gjykatën e Tiranës është Albert Meça.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • peoples: 20/05/2020 13:11

    Jashte nga Shqiperia terroristet kosovar

    Përgjigju
  • SHQPINI: 20/05/2020 13:03

    Po Teatri nuk mbrohet me ofendime dhe kercenime, (“tani” te rrasin ne“burg”)dikur ne Liri Demokraci te fusnin plumbin lere qe sbehesh fjal te flisje o kokëpalar...

    Përgjigju
  • VVK: 20/05/2020 13:00

    Do shkosh ne burg kur skel ligjin. Pastaj kush tha se jeni perfaqesi e te gjithe aktoreve e artisteve, Elita e Aktoreve ka nje peticion te firmosur ku eshte pro prishjes, dhe te jesh i sigurte se shumica qytetare e mbeshtet. Majmunet me e pa breke te skenes si Licaj me shoke, ajo lloj mase e mbeshtet, stresa me shoke qe nuk e dine ku i binte teatri deri diten e protestes. Kurse ju VVK , shkoni ke ai lomlala juaj se ka 2 vjet kryeminister ne detyre padetyre, lereni mbeshtejen e Sales, hajt VVK...

    Përgjigju
  • Sara: 20/05/2020 12:57

    Ne burg shkon kushdo qe shkel ligjin dhe perdor dhunen dhe jo kush proteston ne basebte ligjeve dhe rregullave demokratike.Nuk ka me anarki te beni cfar doni juve por shtet dhe ligje.Pastaj ju si vetvendosje ikni e vendosni ne Kosove e jo ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Tironc: 20/05/2020 12:41

    Cfare dun kosovaret n'shqipri iher,shikoni venin tuj o te marum,e mos hani m*t shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!