Masat për sezonin turistik/Zv.ministrja Voda: Në terren mbi 1000 efektivë policie për garantimin e sigurisë

Në këndin e të ftuarit në Report Tv ka qënë zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda e cila ka folur për masat e sigurisë për sezonin turistik. Voda është shprehur se në terren janë mbi 1000 efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

E pyetur nga gazetarja lidhur me sigurinë e banesave kur largohemi në destinacionet turistike, zëvendësministrja është përgjigjur duke na siguruar seështë bërë një riorganizim për policinë e shtetit duke krijuar SPZ, ose njohur ndryshe edhe si i plotfuqishmi i zonës. SPZ do të patrullojë me një patrullë dhe agjentë krimi.

Policia ka vendosur masa për sezonin turistik. Ky është fokusi kryesor i qeverisë, sezoni turistik dhe mbarëvajtja e tij. Kemi koordinim edhe me institucionet e tjera. Suksesi i mbarëvajtjes është koordinimi.

Fluksi më i madh nga sa kemi vënë re janë zonat bregdetare janë problematikat më të mëdha, jemi munduar të ketë një shpërndarje në të gjithë bregdetin shqiptar. Jemi munduar të kemi një fokus të barabartë, jo vetëm në jug por në të gjithë bregdetin.

Po zbatohen disa masa në pikat e kalimit kufitar. Jemi munduar të vëmë disa procedura standarde. Do të ketë patrulla të përbashkëta. Në morinë do të kemi një pikë kufitare të re, pra një godinë krejtësisht të re. Do jetë një komunikim më i thjeshtë.

Gjithashtu edhe në kufijtë me Malin e Zi, do ketë bashkëpunime dhe me Maqedoninë.

Përsa i përket mjeteve motorike, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një urdhër për mjetet motorike dhe kritere si dhe një monitorim më i rreptë. Në udhëzim është përcaktuar një monitorim i rreptë, pasi të regjistrohen do të bëhet edhe një rikontroll për saktësitë e lejes.

Do të ketë 7 mjete lundruese të policisë kufitare për kontrolle.

Duam bashkëpunim me njësitë vendore, pasi janë ato që përcaktojnë vendbanimet se ku vendosen njësitë motorike. Ministria e Brendshme ju ka nisur një shkresë me kritere dhe ju kërkohet ti zbatojnë.

Do të marrë fund historia e mjeteve motorike afër bregut. Monitorimi do të jetë i rreftë dhe nuk do të ketë tolerime.

Duhet t’ju bëjmë apel edhe qytetarëve që nese ndihen të rrezikur mund të njoftojnë instancat përkatëse.

Do të ketë numra të posaçme ku qytetarët të mund të reagojnë madje edhe ndaj policëve që tolerojnë dhe nuk marrin masat e duhura.

Ka rregulla edhe për lokalet, ndaj ndotjes akustike. Është hartuar një plan masash në bashkëpunim me ministritë e tjera, të koordinuara ku secili institucion merr masat e tij. Duhet respektohet orari, është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Oraret e zhurmave janë të përcaktuara shumë qartë deri në orën 23:30, mund të ketë përjashtime por të verifikuara me njësitë vendore. Në rast mosrespektimi policia do të veprojë direkt. Duhet respektuar rreptësisht orari i ndotjes akustike.

Zëvendësministrja e Brendhsme, Rovena Voda

E pyetur rreth sigurisë së banesave kur shkojmë për pushime, zëvendësministrja Voda ka thënë që është bërë një riorganizim i posaçëm. SPZ ose i plotfuqishmi i zonës ku do të patrullojë 24 orë me patrullë dhe agjentë krimi, për sigurinë e banesave.

Ka një riorganizim të policisë, për të siguruar qytetarët edhe për zonat që janë brenda qyteteve, pra ‘braktisjes së qyteteve’.

Kemi hartuar një strategji ku bëjmë një riorganizim për policinë e shtetit, SPZ ose i plotfuqishmi i zonës siç njihet në zhargonin popullor. SPZ do të jetë ai që do të monitorojë gjithçka nëpër lagje, do të ketë një patrullë 24 orë dhe agjentë krimesh në dispozicion dhe do monitorohen lagjet nëpër qytete për të parandaluar rastet, të mos bëhen fenomen.

Unë shoh një lloj profesionalizmi, pavarësie në vendimmarrje por në linjë me politikat e mëdha apo strategji me qeverinë.

Ndërsa për deklaratat e Kancelarit austriak Kurz është munduar të jetë korrekt politikisht, pasi ka dhënë përgjigje diplomate por kjo nuk do të thotë që Shqipëria do të jetë pjesë e planit për refugjatët.

Në Ministrinë e Brendhsme nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare apo ndonjë informacion, ndaj mendoj se nuk ka vend për të bërë interpretime.

Zëvendësministrja e Brendhsme, Rovena Voda

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kapo kapllani: 13/06/2018 21:53

    o mashtruese ordinere, po i degjeneruat policet ne pune e sju jepni as nje kacidhe ore shtese.ato uniformat qe jane zbardhur te tera, e beni publicitet kot ne ajer. rrofsh sa malet o sabauduin plehra fishta,drejtori sindikates policise , se ti jua qan hallet policeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit