MASH: Jepuni studentëve dosjet
ose para ligjit ato që marrin lekë

MASH: Jepuni studentëve dosjet<br />ose para ligjit ato që marrin lekë
Zëvendës ministri i Arsimit, Arbi Mazniku ka dalë sërish në mbështetje të studentëve të Universiteteve të mbyllen duke sqaruar se ata nuk duhet të paguajnë për tërheqjen e dokumenteve nga Institucioni Arsimor që i hiqet licenca. Gjithashtu ai u kujtoj këtyre institucioneve edhe detyrimin për të mbyllur të gjitha detyrimet për vitin akademik 2013-2014, siç janë edhe provimet e vjeshtës.

Ministria e Arsimit, paralajmëron universitet që u është hequr licenca se do të përballen me ligjin, në rast se u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit. 

Zv.ministri i Arsimit Mazniku, tha se këto universitete, po shkelin Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 Gusht e cila parashikon përgatitjen e dosjes për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

Fakti se për këtë kërkohet para, është e paligjshme

 “I bëjmë me dije këtyre institucioneve, studentëve të tyre, dhe gjithë publikut, se ky veprim është i paligjshëm, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014 pika III, b, shprehet qartë.

Gjithashtu, Institucionet e Arsimit të Lartë kanë detyrë: Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara. Ato do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim”-tha Mazniku.

Zv.ministri i Arsimit i ka bërë thirrje të gjithë studenteve me të cilët abuzohet nga këto universitete, te denoncojnë pranë ministrisë shkeljet që u bëhen.


Mazniku:Kontrolli, hap pas hapi me çdo Universitet
Zëvendës ministri i Arsimit, Arbi Mazniku gjithashtu ka folur edhe për procesin e kontrollit të Universiteteve gjatë të cilit sipas tij 40 punonjës kanë marrë pjesë në këtë proces që nuk ishte bërë prej 20 vitesh.

Synimi i Ministrisë së Arsimi dhe Sportit thotë Mazniku ishte vendosja e një vije të kuqe të ligjshmërisë të Universiteteve në mënyrë që ato të bëhen gati për procesin tjetër, atë të akreditimit.

Më tej Mazniku ka sqaruar se procesi është bërë hap pas hapi me çdo institucion Arsimor të Lartë, ku çdo institucioni u është dërguar raporti paraprak dhe ata kanë sjellë vërejtjet e tyre.

Procesi është bërë hap pas hapi me çdo institucion. Çdo institucioni u është dërguar raporti paraprak dhe ata kanë sjellë vërejtjet e tyre. Më pas një grup i caktuar personash kanë avokaturën e këtyre institucioneve.

“Kemi parë një situatë dramatike. Me doktoratura qesharake, me shtetas të huaj që kanë qenë në Shqipëri vetëm 2 ditë dhe janë pajisur me diploma. Nëse situata do ishte mbajtur sipas legjislacionit nuk do kishim mbërritur në këtë pikë. Kjo situatë është krijuar nga qeveria e mëparshme. ”- thotë Mazniku


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023