Mashtrimi me 1 milionë USD me
rimbursimin e TVSH, 2 në pranga

Mashtrimi me 1 milionë USD me<br />rimbursimin e TVSH, 2 në pranga
TIRANË - Një skemë mashtrimi me më shumë se 1 milionë dollarë të rimbursuara, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve dhe Prokuroria e Tiranës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar dy administratorë kompanishë private.

Bujar Male, përfaqesues i “Famous Male” dhe Urim Canaj, administrator i kompanisë “AlbCanaj”, janë ndaluar pasi akuzohen se, kanë përfituar më shumë se 1 milion dollarë në mënyrë të jashtligjshme.

Pas hetimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, gjykata ka vendosur “arrest me burg” për administratorë të kompanive private, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzumi me rimbursimin e TVSH në një vlerë mbi një milion dollarë.
 
Urdhëri i gjykatës është ekzekutuar gjatë mbrëmjes së sotme nga oficerët e Policisë së Shtetit. Nga hetimi ka rezultuar se, në qendër të kësaj skeme qëndrojnë Bujar Male dhe Urim Canaj.
 
Sipas prokurorisë, në 27 tetor 2013, drejtoria e Tatimeve ka bërë një kallëzim penal në lidhje me abuzimet që dyshohej se ishin bërë.
 
Gjatë hetimit, prokuroria ka zbuluar se, Bujar Male, kishte regjistruar në emër të babait të tij shtetasit Faslli M. subjektin tregtar “Famous Male”. Ky subjekt është regjistruar me datën 19 prill 2012 me përfaqesues ligjor F. Male. Si adresë e këtij aktiviteti është deklaruar një banesë në Tiranë.
 
Sipas të dhenave nga tatimet dhe atyre të sigurimeve shoqërore rezulton se ky subjekt nuk ka të deklaruar asnjë adresë sekondare për ushtrimin e aktivitetit, nuk ka të deklaruar asnjë mjet për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk ka deklaruar asnjë fuqi punëtore.
 
Nga aktet rezulton se jane terhequr ne Drejtorine Rajonale Tatimore Tirane 6 blloqe faturash tatimore nga personi nen hetim Bujar M. si perfaqesues me prokure i shtetasit Faslli M.
Gjatë hetimeve është zbuluar se, subjekti “Fammous Male”në periudhat Prill, Maj 2012 dhe shitje të tatueshme në vlerën 4 611 015 lekësh, blerje në shumën 945 239 lekë. Subjekti nuk ka paguar TVSH dhe detyrimi i deklaruar dhe i papaguar arrin në 951959 lekë vetëm për blerjet dhe shitjes e deklaruara. Nuk ka paguar asnjëherë sigurime shoqerore dhe TAP.
 
Nga keto verifikime ka reuzltuar se ky subjekt ka lëshuar fatura të tatueshme në shumën e përgjithshme prej 253.873.503 lekësh. Vlera e TVSH e llogaritur për këto fatura dhe e padeklaruar është 50.774.700 lekë. Të gjitha këto fatura subjekti nuk i ka deklaruar në organet tatimore për periudhën 2012-2013 dhe rezulton të jetë debitor në shumën 46.988.521 lekë.
 
Në këto rrethana, sipas prokurorisë, dëmi i shkaktuar në realitet është sa dyfishi i detyrimit prej 46.988.521 lekësh, pasi kjo vlerë nuk është paguar dhe deklaruar nga personi nën hetim Bujar Male dhe së dyti kjo vlerë është kredituar nga shtetit subjekteve blerës.
 
Për kompaninë e dytë, prokuroria ka zbuluar se, firma AlbCanaj sh.p.k,  në datën 30 mars 2000 është regjistruar subjekti tregtar Alb Canaj shpk, me objekt “nxjerrje, shfrytëzim, transport për vend dhe eksport të mineraleve të kromit në zonat e miratuara. Përdorim i lëndëve plasese etj”. Sipas prokurorisë, përfaqësues ligjor i këtij subjekti tregtar është personi nën hetim Urim Canaj.
 
Gjatë hetimit është zbuluar se, ky subjekt tregtar rezulton të ketë hyrë në marrëdhenie fiktive me personin nën hetim Bujar Male, duke blerë nga personi nën hetim shërbim për transport të kromit, transport minerali, me bazë të tatueshme 10.325.000 lekësh dhe vlerë të TVSH-së 2.065.000 lekë. Këto fatura janë lëshuar në periudhën Dhjetor 2012-Tetor 2013.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)