TIRANË- Si për të vërtetuar verifikimet e bëra nga Agron Shehaj disa ditë më parë për firmat e delegatëve, nga zyra e kreut të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Palokës një tjetër degë e Partisë Demokratike konfirmoi listën e emrave që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit.
Sekretari i Degës 7 njoftoi se nga 86 delegatë kanë firmosur 46 për t'ju bashkuar Sali Berishës.
"Nga 86 delegatë që ka dega 7, 46 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e delegatëve të 11 dhjetorit. Vetëm 3 kanë kërkuar të mos u bëhen publik emrat", tha ai
Emrat e degës 7 të PD
Edhe dega 9 e PD në Tiranë zbuloi emrat e delegatëve që do i bashkohen kuvendit më 11 dhjetor.
Emrat e degës 9 të PD
Disa ditë më parë Agron Shehaj telefonoi delegatët e njësisë 5 dhe 7 zonë ku është deputet, por nga ky proces dolën zbuluar dhe manipulime me firmat e delegatëve. Një ditë më parë një prej delegateve i kërkoi Edi Palokës t'i vihet në dispozicion formulari, por për të ende nuk ka një përgjigje.
Jashtë kameras, Paloka tha për gazetarët se roli i tij është vetëm i magazinuesit dhe nuk bën verifikime se formularët e kujt delegatëve ndodhen në zyrën e tij. Deri tani, publik emrat e delegatëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit i kanë publikuar vetëm 4 nga 72 degë në të gjithë vendin.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.4%
-
Pak
8.9%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1091
Lajme të tjera
-
'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
22 Prill, 21:00
-
DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve
22 Prill, 20:21
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11
-
Ylli Pata: Zgjedhjet që nxorën jashtë loje 'dyshen legjendare'
22 Prill, 20:00
-
Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Pas Konventës, do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’
22 Prill, 13:37
-
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi shkelin arrestin shtëpiak, bashkohen në një shtëpi me gazetarët e Rai-t! Shfaqen me zë dhe figurë (Video)
21 Prill, 22:48
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”
19 Prill, 10:34
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56