Mashtrimi me TVSH-në, arrestohet Xhoni që tërhoqi 6 milionë euro nga banka, tre në kërkim

Mashtrimi me TVSH-në, arrestohet Xhoni që tërhoqi 6 milionë euro nga banka, tre në kërkim

TIRANE-Prokuroria vijon hetimet për skemën e mashtrimit me TVSH-në, që pak ditë më parë vendosi në pranga 13 biznesmenë, ndërsa 12 të tjerë u shpallë në kërkim me akuzën e krijimit të skemave fiktive duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë euro.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se prokuroria e Tiranës ka nxjerrë edhe katër urdhër arreste për personat që kanë tërhequr paratë nga bankat. Deri më tani në pranga ka rënë Xhon.L. ndërsa në kërkim janë edhe tre persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se Xhoni ka tërhequr në bankë si përfaqësues i subjekteve fiktive afro 6 milionë euro. Hetimet për abuzimet me TVSH-në janë ende të hapura, disa javë më parë u ndaluan personat e që rezultonin përfaqësues të bizneseve, por që kishin dhënë kartën e ID dhe paguheshin vetëm 30 mijë lekë (lexo ketu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjoni: 22/02/2019 19:47

    Ore,po si ka mundesi asnje i arrestuar nga zyrtaret e Tatimeve ?! Apo ato skan faj,drejtoreshen vetem sa e hoqen nga puna.(dhe pa buje)Kushedi sa zarfa ka marre ajo per cdo fature qe ka paguar,tani do gezoj leket pa i hyre gjemb ne kembe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024