Mashtrimi për martesë
me foto false në facebook 

Mashtrimi për martesë<br />me foto false në facebook 
DURRES-Zbardhen detaje të reja nga mashtrimi që vajza nga Manza i bëri 30 vjeçarit Barush Ahmetaj banor në fshatin Rrushkull. Miqësia e kalkuluar mjaft mirë me adresë false në Facebook nga vajza nga Manza futi në grackë 30 vjeçarin. Vajza i premtoi atij martesë dhe për 2 vjet rresht ka përfituar prej tij mallra, veshje, bizhuteri etj me vlerë 6 milion lekë.

30-vjeçari shokohet kur ballafaqohet me vajzën
Por, Brahush Ahmetaj ka mbetur i befasuar kur ka parë origjinalin e Enertila Beqajt. Ajo nuk kishte asnjë lloj ngjashmërie me vajzën në foton e profilit. Brahushi dhe Enertila janë përballur për herë të parë dy ditë të shkuara në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se pas denoncimit të kryer nga Brahushi në adresë të Enertilës u vendos arrestimi i saj. Në momentin që ajo është shoqëruar në mjediset e policisë me akuzën e mashtrimit, është përballur me Brahushin. Ky i fundit ka mbetur i befasuar kur ka parë vajzën e ëndrrave të tij.

Ajo ishte krejt tjetër nga ajo që kishte parë në foton e FB. Ai pa se kishte të bënte me një vajzë të thjeshtë fshati, larg vajzës së kopertinave. Kuptoi se gjithçka kishte blerë për të nuk kishte lidhje me bjondinën me tipare latine që e bëri të ëndërronte 2 vjet rresht. Më pas policia i ka shoqëruar të dy për në banesën e vajzës në Manëz ku ai ka marrë të gjitha dhuratat të paketuara dhe me proces verbal. Dhuratat ai do ti ketë në ruajtje derisa të përfundojë gjykimi i çështjes. Kujtojmë se Braushi ka shpenzuar plot 6 milionë lekë reja në para dhe dhurata për vajzën e ëndrrave.

Gjurmët e vajzës
Për të mbërritur deri te shtëpia e vajzës,policisë i kanë mjaftua deponimet e Brahushit.Ai i ka treguar uniformave blu marketin ku ai dërgonte dhuratat për "nusen"e tij. Në market u njohën me adresën e shtëpisë së Enertilës e cila ishte vetëm 500 m larg punës së Brahushit. Më pas skena e ngjarjes u zhvendos në Manëz te shtëpia e Beqajve ku cifti virtual u ballafaqua sërish. Vajza tregonte dhuratat të paketuara dhe djali i shoqëruar nga dy kushërinj të tij i merrte dhe i ngarkonte në një kamioncinë. Më pas rrugët e tyre u ndanë, djali udhëtoi me prikën për në banesën e tij ndërsa vajza në dhomën e paraburgimit. Pritet që sot vajza të njihet me masën e sigurisë në gjykatën e shkallës së parë në Durrës.

Dhuratat dërgoheshin në adresë e marketit
Burime nga policia bëjnë të ditur rrëfimin e Enertilës para hetuesit. Fillimisht ajo ka shkuar e veshur me një korse dhe ka pretenduar se është shtatzënë,kuptohet që të kishte lehtësira.Por kur njerzit e ligjit i kanë sugjeruar vizitën te mjeku gjinekolog ajo ka pranuar gënjeshtrën se ishte shtatzani e stisur. Më pas ajo ka rrëfyer historinë e dashurisë së rreme në FB. Djalit i ka thënë se është nga Durrësi. I ka pranuar atij propozimin për tu lidhur bashkë dhe kërkesat ndaj tij. Ajo ka rrëfyer trukun e përdorur prej saj që ai të mos e merrte vesh adresën e shtëpisë ku ajo banonte se pastaj gjithçka do të dilte në shesh.

Për këtë ajo i kishte dhënë atij adresën e një marketi larg Manzës ku djali dërgonte dhuratat për të. Policia ka sekuestruar dhuratat që Brahushi i kishte dërguar asaj si fustane,ccanta,bizhuteri etj. Ai fillimisht i fotografonte ato dhe pastaj ajo bënte përzgjedhjen e sendeve që i pëlqenin.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?