Mashtronin turistët e huajt me rezervimet në hotele duke përfituar 84 mijë euro, në pranga 3 durrsakët

Mashtronin turistët e huajt me rezervimet në hotele duke përfituar 84 mijë euro, në pranga 3 durrsakët

Dy gra dhe një burrë janë arrestuar pasi akuzohen për mashtrim të turistëve të huaj, të cilët rezervonin hotele për të kaluar pushimet në vendin tonë. Këto 3 persona në bashkëpunim me njëri tjetrit përmes mashtrimit kompjuterik klononin kartat e të huajve duke përfituar shumën prej 84 mijë euro.

Në pranga u vunë shtetasit B. G., 43 vjeçe, S. G., 24 vjeçe dhe M. B., 31 vjeç, banues në Durrës, të cilët mashtronin shtetasit e huaj që vinin të kalonin pushimet në vendin tonë për të përfituar para.

Gjatë operacionit të koduar "Booking" u vunë në pranga 3 personat, pas një hetimi disamujor të policisë dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.

3 të arrestuarit do të përballen me veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 27/05/2020 13:05

    Birisha u hapi syte o kafsha ju bani me dije per me fitue me ba biznes ju injorante durrsake.

    Përgjigju
  • Kafsha: 27/05/2020 09:45

    Ndeshkimet për keta mutere të tillë duhet të jene të rëndë së demtojne imazhin e vendit. Fshatari nuk ka kapacitet te mendoje per ruajtje te imazhit te vendit. Fshatari do vetem lek dhe mundesisht cash qe ti fusi ne çorape e brekë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)