Mashtruan biznesmenin nga Lushnja i morën 6 mijë euro, arrestohet dhe i dyti! Në banesë i gjejnë 4500 euro
Elvis Belollari dhe momenti i shkembimit te parave
Arrestohet bashkëpunëtori i dytë i skemës së mashtrimit të biznesmenit nga Lushnja të cilit i morën 6 mijë euro.
Në pranga ka rënë Arsen Matollari ndërsa policia sekuestrohen 4700 euro dhe automjeti me të cilin këta shtetas lëviznin.
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, falë dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të operacionit policor “Unknown” bënë kapjen e ndalimin e Arsen Matollari, 32 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Ervis Belollari (i arrestuar ditën e djeshme) kanë përfituar 6000 euro nga një biznesmen, duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Policisë gjetën 4700 euro të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin.
Si iu zbulua skema e mashtrimit?
Ervis Belollari dhe Arsen Matollari u shtirën sikur ishin zyrtarë vendor për të zhvatur para nga një një biznesmen të bimëve medicinale nga Lushnja. Belollari i arrestuar një ditë më parë, fillimisht i mori këtij të fundit një shumë prej 6 mijë eurosh sikur të ishte kryetar i një bashkie, pa përmendur emër, ose të një zyrtari bashkie.
Në momentin që bizesmeni kuptoi që ishte mashtruar ai e kallëzoi këtë situatë në polici. Sipas tij, ata i thanë se kishin një problem shëndetësor në një prej spitaleve private në Tiranë dhe prandaj u duheshin lekët. Por mashtruesit nuk u mjaftuan me kaq, ata kërkuan edhe 7 mijë euro të tjera. Pas këtij rasti policia nisi hetimet dhe bëri të mundur edhe kapjen e dy të rinjve.
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turisti çek humb në malin e Dajtit, gjendet pas disa orëve (VIDEO)
22 Mars, 11:26
-
Aktivitetet kulturore/ Koncerti 'Pranvera filloi me ardh' në Berat, 'Trio Italiano di Ance' në teatrin e Gjirokastrës
22 Mars, 11:21
-
Katërnjakët marrin kartën e anëtarësisë së PS, Rama: Erdhët me kap pasaportën e BE! Më 11 maj triumf, 'presion' politik Europës për integrimin
22 Mars, 00:03
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët në Tiranë: PS, sot si PD-ja në 1992! Dua 1 milion vota! Jemi e vetmja parti që fut Shqipërinë në BE! Mos e hidhni votën në kënetë
21 Mars, 17:51
-
Dita Botërore, babai 70-vjeçar i Xhesit me sindromën down: Çdo sakrificë shpërblehet! Psikologia: Të veçantë, e pamatë dashuria e tyre pa kushte
21 Mars, 16:44
-
'Parku i Besimit' në Petrelë, hapet gara për projektimin e Masterplanit
21 Mars, 13:31
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50
-
Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
21 Mars, 10:47
-
'A je nipi i Enver Hoxhës?', Rama pyet ministrin e Brendshëm: Më shumë bie kushëri me Musine Kokalarin
21 Mars, 10:40
-
Dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë! Po lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonieres: M’u mbarua nafta, harrova bllokazhin
21 Mars, 10:31
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 police! Tutorja drejtonte nga Kolumbia, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Tirana pret për tre ditë ‘Automotive Fair Albania’, kryeministri Rama: Bëhuni pjesë e adrenalinës në dy sheshe! (VIDEO)
21 Mars, 09:04