Maska që ju pastron fytyrën nga të gjitha njollat, duhen përbërës të thjeshtë

Maska që ju pastron fytyrën nga të gjitha njollat, duhen përbërës të thjeshtë

Ju e dini se shenjat  që shfaqen në fytyrë mund të kenë shkaqe të ndryshme. Në fakt, në raste të caktuara këto  shenja mund të jenë shkaktuar si pasojë e problemeve me mëlçinë.  Nga ana tjetër, njollat gjithashtu mund të zhvillohen për shkak të pigmentimit të tepërt, për shkak të konsumimit të disa tabletave, apo dhe për vetë shakakun se nuk vendosni mbrojtjen e duhur gjatë ekspozimit në diell. Më poshtë po ju sugjerojmë një maskë natyrale për të kuruar këtë lloj problemi. 

Do t'ju duhet: 

Një lugë çaji me lëng limoni të freskët
Një lugë çaji mjaltë
Gjysmë lugë çaji arrëmyshk
Gjysmë lugë çaji pluhur kanelle

Tani shikoni se si duhet ta përgatisni dhe ta përdorni.

Hapi 1. Gjëja e parë që duhet të bëni është gjetja e një ene të vogël që të mund të përzieni me kujdes të gjithë përbërësit e përmendur.

Hapi 2. Sapo të keni arritur një masë homodhene dhe të trashë, përdoreni këtë maskë natyrale mbi fytyrë, duke shmangur zonën e syve dhe buzëve.

Hapi 3. Kur përfundoni aplikimin në të gjithë zonën e prekur, duhet të prisni që përzierja të veprojë në lëkurë për rreth njëzet minuta.

Mos harroni:
Kjo maskë e fytyre, mund ta aplikoni të paktën dy herë në javë, në rreth dy muaj rresht.
Rekomandime të rëndësishme
Nëse jeni një person me lëkurë të ndjeshme, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të vendosni këtë maskë fytyre.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të paraburgosurit në burgun e Drenovës i gjendet celular