Matthew Palmer: ‘Non paper’ pa asnjë vlerë, nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan

Matthew Palmer: ‘Non paper’ pa asnjë vlerë, nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan

SHBA është e qartë në lidhje me zërat që qarkullojnë prej kohësh në Ballkan për ndryshim kufijsh në bazë të një ‘non paper’ që qarkullon vazhdimisht nëpër media apo deklarata të ndryshme. I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Blic-in serb se kufijtë mes vendeve të Ballkanit janë përcaktuar prej kohësh dhe se askush nuk mund të flas për ndryshime të tyre.

“Unë vij me një mesazh. Dhe mesazhi është se SHBA dhe BE janë partnerë në procesin e lehtësimit të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Miroslav Lajcak është përfaqësuesi special i BE për dialogun dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor. Serbia dhe Kosova janë palët në negociata dhe janë ato që udhëheqin procesin. Miroslav Lajcak po ndërmjetëson bisedimet dhe Shtetet e Bashkuara po mbështesin procesin. Ka shumë gjëra dhe tema që mund të diskutohen, unë i hedh poshtë këto non-paper, për të cilat askush nuk pranon përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për kufijtë dhe territoret, unë nuk e shoh këtë si një çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet, dhe besoj se ka zona shumë më produktive për të folur për momentin”, tha Palmer.

Në lidhje me ‘non paper’ slloven ka pasur disa reagime ku BE e ka cilësuara të si të pavërtetë përmes Komisionerit të saj për Zgjerim Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në Tiranë. Edhe kryeministri Rama ka reaguar më herët duke e cilësuar si shpifje dhe të turpshëm lajmin e medias austriake “Der Standard” se kishte dijeni për ndryshim kufijsh në Ballkan. Ndërsa Gjermania e ka hedhur disa herë poshtë këtë lajm duke thënë se janë fake neës dhe se nuk duhet t’u kushtohet vëmendje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa

Raketat ruse godasin një infrastrukturë në Odessa