TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Tashmë, maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.
Ministrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe lëndës me zgjedhje.
“Jam optimiste për rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta. Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standard”, shkruan Kushi.
Në maturën e vitit të kaluar pati 611 maturantë me notë 10.00 dhe 861 maturantë me notë 4.00, pra mbetës. 182 maturantë më shumë morën notën 4 këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar. Nga ana tjetër, 227 më shumë morën notën 10, në krahasim me vitin 2022.
Kliko KËTU për të parë rezultatet.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.6%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3128
Lajme të tjera
-
Prioritet absolut rritja e pagave të mësuesve, MAS: Fokusi tek arsimi profesional dhe profilizimi i universiteteve
18 Shtator, 15:38
-
Shtyhet deri më 30 shtator regjistrimi i nxënëseve në e-Albania për arsimin parauniversitar
15 Shtator, 08:53
-
U shkarkua nga posti i Ministres, Evis Kushit i besohet detyra e re
14 Shtator, 20:45
-
Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë
13 Shtator, 18:45
-
Asnjë student i regjistruar! Mbyllet dega e Kimisë, Fizikës dhe Italishtes në Universitetin e Vlorës! Në rrezik Matematika
12 Shtator, 16:17
-
Ulje drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! 30 mësues largohen nga puna në Fier, mbyllen 6 klasa të para në Korçë
11 Shtator, 18:57
-
U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura
11 Shtator, 16:04
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë! Në Tiranë sërish mësim me turne
11 Shtator, 07:08
-
Viti i ri shkollor, shtyhet regjistrimi për klasën e parë dhe vitin e parë gjimnaz! Aplikimet e hapura në e-Albania deri më 10 shtator
7 Shtator, 10:46
-
Kabineti i ri, Rama i dërgon sot Presidentit për dekretim ndryshimet në qeveri! Vijnë Mete, Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Ikin 5 ministre
5 Shtator, 10:14
-
Asambleja e PS/ Rama ndryshon gati gjysmën e kabinetit qeveritar! Emrat e ministrave të rinj! Largohen Kushi, Xhaçka, Krifca, Bilali dhe Ekonomi
4 Shtator, 18:23