Maturantët kanë paralajmëruar se do të protestojnë ditën e nesërme në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit. Mbetet e paqartë se cila është arsyeja që ka revoltuar nxënësit, por në thirrjen e tyre thonë se hartimet e tezave kanë qenë skandaloze.
Edhe para disa ditësh, një grup i vogël nxënësish u mblodhën para Ministrisë së Arsimit ku kërkonin ripërsëritje të testit. Nxënës që kishin zgjedhur lëndë me zgjedhje Biologjinë apo dhe Fizikën, thonin se pyetjet ishin jashtë programit. Ata kanë deklaruar se programi për provimin e Biologjisë ishte jashtë programit, siç ishin ekosistemet.
Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor provimit të Matematikës dhe me 24 qershor provimeve me zgjedhje.
Ndërkohë kanë dalë përgjigjet e të gjitha tezave, përveç atyre me zgjedhje. Në provimin e gjuhës së huaj, 861 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 611 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Në Gjuhë-Letërsi, vetëm 4 maturantë kanë arritur që të marrin notën 10.00, teksa kanë ngelur 383 maturantë në total. Ndërsa 234 maturantë, 230 më shumë se vitin e kaluar, janë vlerësuar me 10.00 në provimin e matematikës
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?
-
Të drejta
85.3%
-
Të gabuara
10%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1853
Lajme të tjera
-
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti
4 Maj, 16:54
-
'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës
4 Maj, 16:34
-
Studentët e Mjekësisë kundërshtojnë afatet e reja të punës me detyrim: Qeveria na injoroi! Do ta dërgojmë në Strasburg (VIDEO)
3 Maj, 17:51
-
Miratohet vendimi, Manastirliu: Hapet këtë vit Universiteti i njohur i Spanjës UNED në Gjirokastër
2 Maj, 10:20
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun
1 Maj, 10:32
-
1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë
1 Maj, 09:31
-
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
30 Prill, 13:23
-
Konkursi i Gjuhës Shqipe në fazën e gjysmëfinales, 16 shkolla në përballje
29 Prill, 08:20
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së
22 Prill, 10:20
Evis Kushi “premtoi” reforme te thelle te Maturex Shteterore. Nuk e di cfare pati parasysh me kete, por rezultatet flasin vete. Testin e gjuhes shqipe e hartoi drejtoresha e Willson me nje pedagoge anonime te drejtshkrimit. Grupi i madh i mesuesve ekselente, te perkushtuar, mungoi. Ne matematike testi u hartua nga nje pensionist dhe nje mesues i Petro Ninit. Te dy me kurse pafund. E ulen qellimusht nivelin e testit per t’i kenaqur te gjithe. Provimet me zgjedhje, biologjia hartohet vetem nga nje mesuese, serish e Petro Ninit. Korrigjimi behet ne kohe rekord, zerat thone me nje korrigjues, ndryshe nuk arrihet. Nje gje te kene te qarte te gjithe, asnje parim vleresimi nuk eshte zbatuar, jane thjesht pyetje te mbledhura kuturu ne flete te bardha. Po MAS dhe Kushi nuk e kupton, pasi nuk e njeh vleresimin. Le te manipuloje rezultatet tani qe t’i kenaqe te gjithe, vecanerisht grupin e …
Përgjigju