Matura Shtetërore, publikohet
Formulari A1, ja si ta plotësoni

Matura Shtetërore, publikohet<br />Formulari A1, ja si ta plotësoni
TIRANE- Maturantët e vitit shkollor 2103-2014 do të plotësojnë tashmë Formularin A1. Ministria e Arsimit publikon formularin A1 dhe jep udhëzimet për plotësimin e tij. Ky formular do të plotësohet online dhe procedura e plotësimit do të bëhet sipas një udhëzimi të veçantë. Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në Portalin “Matura Online” në shkollën që caktohet nga DAR/ZA.
 
Në njoftimin e ministrisë së Arsimit theksohet se këtë formular e plotësojnë vetëm maturantët e vitit shkollor 2013-2014.
 
Procesi i plotësimit të këtij formulari ndiqet nga mbikëqyrësi i cili është një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, dhe është i pajisur me kodin përkatës të hyrjes në sistem.
 
“Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2014”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Arsimit.
 
UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT A1
Matura Shtetërore 2014
1. Formulari A1 plotësohet online. Procedura e plotësimit do të bëhet sipas një udhëzimi të veçantë.
 
2. Formularin A1 e plotësojnë vetëm maturantët e vitit shkollor 2013 – 2014.
 
3. Plotësimi i Formularit A1 fillon në Portalin Qeveritar, dhe përfundon në Portalin “Matura Online” në shkollën që caktohet nga DAR/ZA.
 
4. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.
 
5. Mbikëqyrësi pajiset me kodin përkatës të hyrjes në sistem. Vetëm pasi mbikëqyrësi fut kodin në sistem, maturanti mund të përfundojë plotësimin e Formularit A1.
 
6. Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti, mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të Maturës Shtetërore 2014.
 
I. TË DHËNA PERSONALE
Plotësohen nga maturanti.
- Tek pika 1, (numri personal i letërnjoftimit ID), maturanti shënon numrin e tij personal që ka në dokumentin e identifikimit.
 
Për të dhënat 2-5, pasi maturanti bën plotësimin, sistemi bën verifikimin e tyre dhe nuk lejon të vazhdohet aplikimi, nëse ka pasaktësi.
 
- Tek pika 6, maturanti shënon në fushat përkatëse, numrin e telefonit dhe adresën e email-it, të cilat duhet të ruhen të pandryshuara deri në fund të Maturës Shtetërore 2014, me qëllim që ai (maturanti) të marrë informacion në faza të ndryshme të procesit. Nëse maturanti nuk ka telefon, ose nuk dëshiron të shënojë numrin e telefonit, atëherë shënon mbikëqyrësi numrin e tij të telefonit.
 
- Tek pika 7, shënohet X, tek kutizat pranë Po ose Jo.
 
II. TË DHËNA SHKOLLORE

Të dhënat shkollore do të plotësohen në bashkëpunim me mbikëqyrësin e sallës ku bëhet aplikimi. Për plotësimin e saktë të kërkesave të këtij grupimi, maturanti dhe mbikëqyrësi duhet të marrin informacion të saktë dhe të plotë për rubrikat përkatëse:
 
Plotësohen nga maturanti.
 
* Tek pika 8; (emri i qytetit/fshatit), maturanti shënon emrin e qytetit/fshatit, ku ndodhet shkolla në të cilën po studion.
 
* Tek pika 9; (emri i shkollës ku studion), maturanti shënon emrin e shkollës ku po studion.
 
Plotësohen nga mbikëqyrësi.
 
* Tek pika 10, mbikëqyrësi plotëson emrin e DAR/ZA-së përkatëse.
 
* Tek pika 11, (indeksi i profilit), mbikëqyrësi zgjedh nga lista numrin dyshifror që i përket shkollës ku studion maturanti, sipas listës së miratuar nga MAS.
 
* Tek pika 12, (emërtimi i profilit) mbikëqyrësi plotëson emrin e profilit/degës.
 
* Tek pika 13, mbikëqyrësi plotëson klasën dhe paralelin e klasës, ku po studion maturanti.
 
* Tek pika 14, zgjidhet nga lista, gjuha e huaj që në planin mësimor të shkollës trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar, në nivelin gjuhësor A2.
 
III. TË DHËNA LËNDORE
Plotësohen nga maturanti.
 
* Tek pika 15, maturanti zgjedh nga lista lëndët Z1 dhe Z2 që dëshiron të japë provim.
 
Zgjedhja e lëndëve Z1 dhe Z2 bëhet në përputhje me Udhëzimin nr. 60, datë 26.12.2013, i ndryshuar me Udhëzimin Nr. 3, datë 07.2.2014.
 
* Numri i lëndëve që do të zgjidhen duhet të jetë detyrimisht 2 (dy).
 
* Shuma e krediteve të dy lëndëve që zgjidhen, duhet të jetë jo më e vogël se 8 (tetë).
 
* Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara).
 
* Maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj, të cilën parapëlqen nëse e ka zhvilluar ose jo në shkollë, në nivelin gjuhësor B2.
 
* Maturantët e shkollave artistike mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit II: “Vetëm për shkollat artistike”.
 
* Maturantët e shkollave profesionale mund të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e grupit III: “Vetëm për shkollat profesionale”. Teoria profesionale është e zbërthyer në profile sipas indeksit të shkollave dhe maturanti mund të zgjedhë vetëm një prej tyre.

formulari

formulari
formulari
formulari
(Në Foto: Formulari A1 dhe A1-Z për regjistrimin e maturantëve në maturën shtetërore 2014)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv