Matura shtetërore, regjistrimi
online, grafiku sipas qyteteve

Matura shtetërore, regjistrimi<br />online, grafiku sipas qyteteve
TIRANE- Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin për aplikimet online të maturanteve sipas qyteteve. Kështu, sipas këtij udhëzimi të MASH, për 40 mijë maturantet e sivjetshëm nuk ka më regjistrim manual, por vetëm nëpërmjet internetit. Ministria e Arsimit ka hapur regjistrimet për dy provimet me zgjedhje ose siç njihet ndryshe formulari A1. Procesi ka filluar me rrethin e Tiranës ditën e djeshme dhe do të vazhdojë me të gjitha qytetet sipas planit të përcaktuar. Kështu, maturantët të cilët do të aplikojnë për formularin A1, ky aplikim do të zgjasë deri në datën 24 mars, sipas qyteteve.

Kurse për maturantet e para 2015, ata që plotësojnë formularin A1Z, aplikimi fillon në datën 25 dhe përfundon në datën 29. Por një afat është lënë edhe për korrigjimin e gabimeve, të cilat mund të kryhen gjatë datës 30 dhe 31 mars. Drejtues te Agjencisë së Provimeve tregojnë hapat që duhet të ndjekin maturantët për të dërguar pa gabime të dhënat e tyre për dy provimet me zgjedhje dhe atë të gjuhës së huaj. Faqja e parë që duhet te hapin është portali qeveritar, ku çdo maturant duhet të hedhë me saktësi të dhënat personale, numrin e kartës së identitetit dhe dy lëndët që ka vendosur të japë provim me zgjedhje.

Hapi i dytë dhe më i rëndësishëm është faqja e maturës shtetërore, e cila plotësohet nga kandidatët nën mbikëqyrjen e mësuesve dhe vetëm nga shkollat ku ata vazhdojnë apo kanë përfunduar arsimin e mesëm. “Përzgjedhja e lëndës së huaj, nuk është maturanti ai që e cakton atë, është mësuesi (mbikëqyrësi) ai që e përcakton atë pasi ai vlerëson lëndën që maturanti ka frekuentuar në shkollë.

I rëndësishëm është edhe indeksi dhe profili i shkollës që ndjek maturanti, pasi këto ndikojnë direkt mbi pikët dhe nuk mund t’i lihet në dorë maturantit”, thekson Arben Fagu, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Plotësimi i formularit A1 do të zgjasë deri në datën 31 mars, ku dy ditë do t’i lihen korrigjimeve në rast gabimesh nga kandidatët. Provimet me zgjedhje përcaktojnë orientimin dhe profilin e kandidatëve për në shkollë të lartë. Specialistët e ministrisë kujtojnë maturantet të bëjnë kujdes edhe me drejtshkrimin duke shkruar saktë germat ë dhe ç.

regjistrimi a1, a1z

Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë