Këshilli i Legjislacionit miraton në parim nismën për lista të hapura, mazhoranca: Legjitime! Adriatik Alimadhi voton kundër

Mazhoranca mbështet nismën e opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, koalicionet dhe pragun elektoral. Deputetja Klotilda Bushka gjatë fjalës së saj në Këshillin për Legjislacionin tha se nisma është legjitime dhe konstatohet se nuk sjell ndryshime të sistemit elektoral aktual.  Por deputeti, Adriatik kërkoi verifikim të firmëtarëve, pasi sipas tij ka deputetë që kanë firmosur për një deputet tjetër. Në parim Komisioni i Ligjeve ka votuar me 16 vota pro ndryshimeve kushtetuese, ndërsa kundër ka votuar deputeti Adriatik Alimadhi.  Pas këtij votimi, nisma do të shqyrtohet nen për nen në Komisionin e Ligjeve ditën e hënë dhe është parashikuar votimi final në 30 korrik në saencë plenare.

Diskutimet në në Këshillin për Legjislacionin

Klotilda Bushka: Vlerësojmë të rëndësishëm këtë proces të një nisme e cila lidhet me një prej elementëve kryesorë të demokracisë, siç janë zgjedhjet. Për mazhorëncën rëndësi ka që përfaqësuesit të zgjidhen nga vullneti i popullit. Dua të konstatoj se nisma në vetvete nuk sjell një ndryshim të sistemit elektoral që ne kemi aktualisht. Elementët thelbësore të një sistemi janë natyra e sistemit, aktualisht është sistem proporcional rajonal. Natyra e këtij sistemi nuk kërkohet që të ndryshohet. Pra do të mbetemi në sistemin propocional rajonal.  Ne vlerësojmë se qëllimi i nismës është legjitim dhe si i tillë është për tu marrë në konsideratë, duke i marrë një për një elementët që bëjnë risi, duke nisur që nga listat e hapura. Sistemi zgjedhor në fuqi i referohet një sistemi me lista të mbyllura. Ndërsa në bazë të nismës na është propozuar lista të hapura, por pa ndryshuar sistemin.

Sa i takon listave të hapura referuar edhe përgjigjeve të ekspertëve konsitucionalist që paraqitën shumë argumente, një nga shqetësimet është se sistemi me lista të hapura ka nevojë për mekanizëm korrigjues. Për ne kryesore është garantimi i kuotës gjinore. Sipas ekspertëve sistemit me lista të hapura duhet të shihet me kujdes me mekanizmat korrigjues që të garantohet përfaqësimi i barabartë.

Sa i takon pragut elektoral, pragu vendoset për partitë politike që ato të ushtrojnë të drejtën për tu zgjedhur. Në lidhje me pragun është një diskutim për të parë deri ku duhet të shkojmë. ndoshta pragu 5 % duhet të rishikohet. Nisma vjen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe nuk parashikon ndryshime thelbësore të sistemit.

Në emër të deputetëve të mazhoirancës ne e mbështesim nismën e opozitës dhe kërkojmë që gjatë rishikimit ti kushtojmë vëmendje mekanizmave...kuotës gjinore, garantimit të vullnetit të votuesit.

Korab Lita: Nisma e deputetëve është e një rëndësie  të veçantë.Nisma është në momentin e duhur dhe sipas të gjitha sondazheve ajo është pasqyrim i mbështetjes 75% të qytetarëve. Nisma është dorëzuar brenda afateve, ka kaluar fazën e diskutimeve dhe konsultimeve. Për koalicionet dhe pragun këto janë çështje që do të diskutohen në komisionin e ligjeve. E ftoj këtë komision ta miratojë këtë nisme dhe tja përcjellë komisionit të ligjeve.

Adriatik Alimadhi: Dua të bëj një sqarimin tim publik për firmat. Kur kam firmosur kam firmosur me vetëdije të plotë për ndryshim të sistemit. Unë nuk e di por kam informacione të plota që ka deputetë që nuk kanë firmosur në listën nismëtare. Pra dikush ka firmosur për një deputet tjetër. Për këtë dua verifikim të firmave.

Myslim Murrizi: 28 deputetë firmëtarë, fat i mirë i tyre është që deri tani janë gjallë si kokrra e mollës dhe secili prej tyre ka të drejtën legjitime t'i qëndrojë apo t'i tërhiqet asaj firme pa avokat nga jashtë. Ata që duan ti shtohen asaj liste janë të lirë ti shtohen.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër