Mazniku padit Berishën për shpifje: Nuk marr asnjë pagë e nuk jam në ato bordero! Saliu mashtron si gjithmonë

Mazniku padit Berishën për shpifje: Nuk marr asnjë pagë e nuk jam në ato bordero! Saliu mashtron si gjithmonë

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje. Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën "Facebook" dhe mediat kryesore në vend, me shpenzimet e veta vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, Mazniku i kërkon Sali Berishës dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe personalitetit në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi.

Nënkryetari Mazniku, nënvizon se secili prej fakteve të deklaruara nga Berisha është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe se vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato.

 “Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato. Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është  deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë. Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Kjo nuk është padia e parë ndaj Berishës. Vitet e fundit Berisha ka humbur disa procese gjyqësore duke u dënuar për shpifje nga gjykatat.

Postimi ne facebook i Sali Berishes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inteligjenti: 01/03/2021 21:31

    Manziku eshte modeli i djalit te mire, te permbajtjur, te logjikshem dhe te kujdesshem ne qendrimet e tij publike, c'ka I jep nje vlere te vecante ne qeverisje, duke pasqyruar tiparet e mesiperme ne sjellje e nje zyrtari publik.... nje bravo te madhe per te..

    Përgjigju
  • E verteta: 01/03/2021 20:36

    Ne fakt Mazniku ne nje vendim ne Qkr eshte pjese. E bordit drejtues te Tirana DC sh.a njesi e sapo krijuar nga bashkia Tirane. Atyesjte se bashku me drejtoreshen juridike te bashkise. Ne fakt keta i marr8n disa rroga. Patjeter me Ndragetes ska lidhje po rrogat i marrinqe i luajne fene. Prandaj i eshte bere koka si qen stani vec tu henger

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale