Mbajti peng për dy vite shqiptaren në Greqi, arrestohet në një përrua në Korfuz 'Përbindëshi i Kavos' (FOTO)

Mbajti peng për dy vite shqiptaren në Greqi, arrestohet në një përrua në Korfuz 'Përbindëshi i Kavos'  (FOTO)

Dimitris Aspiotis dhe momentet kur nxirret nga humnera

U desh një operacion shpëtimi nga EMAK për të arrestuar grekun e dyshuar si autor të pengmarrjes së një shqiptareje, pasi 47-vjeçari nga vrapimi për t’i shpëtuar policisë ra në një grykëderdhje në thellësi prej 200 metrash dhe për rrjedhojë pësoi lëndime të shumta. 

Disa orë më vonë ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të Korfuzit. “Ne iu afruam vendit ku ishte nga deti dhe pastaj u ngjitëm në kodër. Zona ishte shumë e vështirë dhe u deshën më shumë se dy orë e gjysmë për të shpëtuar 47-vjeçarin,"-tha shefi i shërbimit zjarrfikës së Korfuzit, Nikos Kolovos për APE-MPE.  

Autori i dyshuar gjatë gjetjes  dhe arrestimit  ishte plotësisht i vetëdijshëm, ndërsa thuhet se ka goditur rëndë gjymtyrët dhe belin e tij. Ambulanca u shoqërua nga një forcë e madhe policie, ndërsa operacioni policor që ishte ngritur përgjatë 14 ditëve të nevojshme për ta lokalizuar dhe arrestuar ishte i madh.

Që në momentin e parë, Departamenti i Policisë së Korfuzit, në koordinim e punëve kishte proceduar me një operacion të madh policor, në të cilin morën pjesë grupe oficerësh policie që përfshinë zonën, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht, madje edhe në zonat më të paarritshme. Ditët e fundit, në fakt, ata kishin mbledhur informacion të rëndësishëm.

Kërkimi filloi kur partneri i një gruaje 34-vjeçare raportoi para autoriteteve se gruaja ishte zhdukur për rreth dy ditë. Përfundimisht, ajo u vu re në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, dhe raportohet se i tha policisë se ajo ishte e rrëmbyer nga 47-vjeçari dhe ishte mbajtur peng e ishte dhunuar nën kërcënimin për jetën. 

Gjithçka  filloi kur një grua 34-vjeçare me origjinë shqiptare ishte zhdukur për dy vite. Partneri i saj mobilizoi autoritetet dhe gruaja u gjet në rrugë në zonën e Agios Prokopios, Lefkimmi, nga njerëz të Departamentit të Policisë Lefkimmi.  Ajo deklaroi se ishte 47-vjeçari Dimitris Aspiotis, i cili e rrëmbeu, e mbajti peng dhe e kërcënoi me jetën.

Dimitris Aspiotis në barrelë pasi u nxorr nga humnera

Dimitris Aspiotis

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lafsha: 25/05/2020 21:21

    Bajge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin