Arrestohet shpërndarësi i kanabisit në Korçë, në banesë i gjendet automatik dhe municion luftarak! Nën hetim një person (EMRI)

Policia e Korçës ka arrestuar një person i cili shiste kanabis në rrugët e qytetit. Pas kontrollit të bërë në banesën e tij, iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 1 krehër, municion luftarak, pjesë arme dhe 55 doza të lëndës narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në pranga ka rënë Ropi Tajko  ndërsa është vënë nën hetim i identifikuari si A.M i cili po blinte një sasi kanabisi nga Tajko.

Ropi Tajko është kapur në flagrancë nga policia teksa po i shiste personit të vënë nën hetim një sasi të vogël me lëndë narkotike kanabis. Ndërkohë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të të arrestuarit.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen

Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen