Mbante hapur lokalin në kundërshtim me rregullat e COVID-19, gjobë dhe procedim për pronarin e lokalit në Tiranë

Një 41-vjeçar në Tiranë është proceduar penalisht pasi mbante hapur lokalin e tij në kundërshtim me aktin normativ për koronavirusin.

Më saktësisht A.F 41 vjeç, është konstatuar me datë 15.03.2020, që mbante hapur biznesin e tij në kundërshtim me ligjin për COVID19 dhe tashmë do të përballet në gjykata me akuzën "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Jo vetëm kaq, por subjekti në fjalë edhe gjobitur edhe 1 milionë lekë të reja.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Emigrantet mund të votojnë me postë/ A mendoni se vota e tyre do të jetë percaktuese në zgjedhjet e 25 prillit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Fier/ Humb kontrollin e makinës, plagoset rëndë 27-vjeçari