Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë dhe ndërrimin e viteve zgjodhën ta kalonin në atdhe, kanë nisur kthimin drejt shtëpive të tyre. Kjo shoqërohet dhe me fluks në pikat kufitare.
Në doganën e Kapshticës sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv rradhët janë krijuar pasi pala greke po punon me sportele të reduktuara duke sjellë rradhë jo vetëm në tokën neutrale por edhe në anën tonë.
Ndërkohë sipas burimeve zyrtare pranë drejtorisë së kufirit është bërë me dije se kanë folur me palën greke dhe kanë rënë dakord që të hapen sportele të tjera.
Aktualisht pala greke ka hapur 4 sportele dhe kjo situatë pritet të normalizohet në vijim.
Ndërkohë pala shqipëtare vijon të punojë me 6 sportele.
Edhe pikat kufitare e Muriqanit dhe ajo e Hanit të Hotit, prej datës 2 janar po përballen me fluks të shtuar veçanërisht në dalje.
Më së shumti janë shqiptarët e Kosovës ata të cilët pas festimeve në vendlindje, tashmë po lënë vendin për të shkuar në shtetet ku jetojnë e punojnë
Këtë të premte (5 janar) është punuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, si dhe me procedura të përshpejtuara në mënyrë që të mos krijoheshin pritje të mëdha. Sipas të dhënave nga Pika Kufitare e Muriqanit në 3 ditet e para të janarit kanë lënë vendin tonë rreth 18 mijë shtetas ndërkohë që kanë hyrë 14200 të tjerë.
Lajmi ne perditesim...
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?
-
Të duhura
85%
-
Të gabuara
10.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3555
Lajme të tjera
-
Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit/ Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike
12 Maj, 17:58
-
Korçë/ Prifti artist i Ziçishtit, i bie kitarës dhe bën ikonostase
12 Maj, 16:29
-
Babai vrau të birin me çekiç gurësh dhe dru zjarri! Me gruan tentuan t’a fshehin si aksident! Në gjyq prindërit e moshuar
12 Maj, 10:00
-
Shkodër, zbulohet tuneli i nëndheshëm me kanabis çokollatë e hashash në lagjen "Skënderbeg'! 2 në kërkim, sekuestrohen gati 100 kg drogë (EMRAT)
12 Maj, 09:08
-
Ardi Gjançi, 'arkitekti' i Skënderbeut! Korçarët u ringritën nga hiri
11 Maj, 21:39
-
Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri pas një sherri, 24 vjeçari plagoset në këmbë pranë banesës! Arratiset autori (Emrat)
11 Maj, 16:47
-
CSKA e Sofies ofertë për kapitenin e Skënderbeut
10 Maj, 14:57
-
VIDEO/ Tragjedia e Shkodrës, Report Tv rindërton dinamikën e ngjarjes! Nëna me 3 fëmijët s’u hodh nga ura, u mbytën në breg të lumit Buna
10 Maj, 13:00
-
Shkodër/ Po transportonin 900 fidanë kanabis për t'i kultivuar, 4 në pranga
10 Maj, 11:14
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia fiton me Teutën dhe dërgon përballjen në gjysmëfinalen e pestë
10 Maj, 11:07
-
Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina del nga rruga përplaset me barrierat, plagoset shoferja shpëton fëmija
9 Maj, 19:13
-
Tragjedia në Shkodër/ Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lumë (VIDEO)
9 Maj, 16:02