Mbaruan pushimet, si të trajtojmë
flokët pas dëmtimeve të plazhit 

Mbaruan pushimet, si të trajtojmë<br />flokët pas dëmtimeve të plazhit 
Gazment Ujkashi, drejtor i një prej akademive për flokun në Tiranë flet për parandalimin e rënies së flokut dhe trajtimin e tij nga dëmtimi i periudhës së plazhit.

Në të vërtetë, sezoni i ekspozimit ndaj diellit, ujit, kripës dhe mbetjeve kimike të klorit mund të rrezikojnë dëmtimin e flokëve duke i bërë ato pa shkëlqim. Pas periudhës së plazhit flokët bëhen të thatë dhe të dehidratuar.

Periudha më e vështirë për flokët është pas mbylljes së sezonit të nxehtë të verës. Agjentët atmosferikë që janë dielli i fortë, era, jodi, kripa etj, bëjnë që flokët të kenë një porozitet të lartë dhe ato të dëmtohen në drejtim të dehidratimit. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli", drejtori artistik i një prej akademive të parukierëve më të frekuentuara në Tiranë, Gazment Ujkashi, flet për disa këshilla për dëmtimin e flokëve pas periudhës së plazhit. "Vajzat dhe gratë duhet që pas periudhës së plazhit të bëjnë një analizë të flokut për të parë gjendjen e tyre. Në bazë të kësaj analize ato duhet të marrin dhe produktet e duhura për të trajtuar flokun e tyre", tha ai.

gazmend ujkashi

(Ne foto: Gazmend Ujkashi duke folur per A1 Report)

Periudha e vjeshtës njihet dhe si ajo e rënies fiziologjike të flokut. Pasi ulet temperatura pas të nxehtit të sezonit të verës vërehet që te të gjitha tipet e flokëve ka një rënie natyrale. Lidhur me parandalimin e flokut, Gazmeti na thotë se " Rënia e flokut në qoftë se trajtohet në kohë nuk ka asnjë problem sepse quhet rënie natyrale ku floku ndërrohet. Në qoftë se pas plazhit nuk trajtohet floku, një pjesë e tij mund të rekuperohet ndërsa pjesa tjetër mund të ngelet në gjendje "gjumi". Prandaj vajzat dhe gratë duhet t`i drejtohen trikologut, i cili është mjeku i specializuar për flokët"- shton ai.

kujdesi floke

(Ne foto: Floku i demtuar dhe floku i trajtuar)

Floku dëmtohet në bazë të tipit të tij. Në qoftë se ne kemi një flokë të pa lyer me bojë shkalla e dëmtimit është me e vogël nga i nxehti i verës. Në qoftë se floku është i lyer shkalla është më e lartë. "Floku i lyer me ngjyrë më të hapur, ose ndryshe floku biond, ka të ngjarë të dëmtohet më shumë nga plazhi. Flokët bjond janë më pak rezistentë ndaj faktorëve atmosferik të stinës së verës"- thotë parukieri Gazmend Ujkashi.
 
Redaksia Online
(Matilda Zaimi/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)