Propozimi i Edi Ramës si kryeministër, mbërrin në Presidencë shkresa e PS, firmosur nga Damian Gjiknuri

Propozimi i Edi Ramës si kryeministër, mbërrin në Presidencë shkresa e PS, firmosur nga Damian Gjiknuri

Edi Rama në takim me presidentin Ilir Meta, kur u betua në Presidencë si ministër i Jashtëm

TIRANË- Partia Socialiste nuk humbi kohë dhe 2 ditë pas shpalljes së emrave të qeverisë së re, hodhi hapin e parë procedural drejt fillimit të detyrës.

Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër.

Me mandatimin e kryeministrit nga Presidenti, Rama i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin qeverisës dhe emrat e ministrave parlamentit. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. 

Shumica e ministrave të kabinetit të propozuar Rama 3 ka marrë dekretime të mëparshme nga presidenti përveç Ulsi Manjës të zgjedhur Ministër i Drejtësisë, Frida Krifcës ministre e Bujqësisë, Delina Ibrahimit e Ekonomisë, Edona Bilalit ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqit ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Ajo që pritet me interes është sjellja e presidentit Ilir Meta, nëse do të përsëritet i njëjti skenar siç ndodhi me Gent Cakaj, të cilin refuzoi që ta dekretonte si ministër i Jashtëm e që ky 'konflikt' shkoi deri në Gjykatën Kushtetuese, apo do të ketë një "epokë të re" sa i përket zhvillimeve politike në vend.  

Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3'

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miki: 04/09/2021 09:22

    Cfare foto fantastike, kushedi sa me qef e keni perzgjedhur per ta nxjerre e servirur teleshikuesve tuaj. Dy qelbesira, dy vemje qe vetem e vetem shkaterrojne vjedhin kete vend, ju report tv e nxirrni gjithe qef, i kujtoni popullit se keta keni bjerini kembes o dele te edukuara

    Përgjigju
    • Kafsha: 04/09/2021 12:17

      Ti kafshe e pa edukuar per ke thua qe nuk vjedh?? Lulin?? Salen apo monen?? Tek ato port halet qe shkruan dhe punon si parazit besoj se nje shkrim te kushton 1 mij lek

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!