Mbetjet inerte 'pushtojnë' Shqipërinë, dëmtojnë mjedisin! Firmat e ndërtimit nuk zbatojnë legjislacionin (VIDEO)

Mbetjet inerte kane pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit të saj. Në fillim të sezonit turistik ajo që të bie në sy është se përgjatë anëve të rrugëve nacionale e kryesisht në brigjet e lumenjve dhe përrenjve sasi të mëdha mbetjesh të ngurta po bllokojnë jo vetëm rrjedhjet e ujërave, por kanë shkatërruar në mënyrë serioze mjedisin. Firma të ndryshme ndërtimi pasi hapin themelet e pallateve i hedhin inertet jo në vende të caktuara sipas legjislacionit në fuqi për Menaxhimin e Mbetjeve Inerte i miratuar që në vitin 2015. Në bazë të këtij legjislacioni ai që shkakton mbetjet inerte  është i detyruar t’i ruajë, t’i transportojë dhe t’i dorëzojë ato në landfill apo në vend-depozitimin e përkohshëm në mënyrë të diferencuar. Por kjo gjë në shumicën e rasteve nuk ka ndodhur dhe sot kemi këtë dëm të pariparueshëm në mjedis. Akoma me problematike mbetet çështja e  trajtimit të mbetjeve inerte të shkaktuara nga prishja e godinave si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Veçanërisht në rastet e prishjes së godinave, mbetjet inerte nuk janë thjesht beton, gurë, apo dhera por ato përmbajnë edhe substanca të tjera si qelq, dru, porcelan, tekstike, profile hekuri e çeliku, apo profile alumini, gjë që e rëndon më shumë situatën dhe rreziku i ndotjes edhe më i madh. Nga një vëzhgim në zonat  kryesisht pranë Tiranes, vihet re se mbetjet inerte janë hedhur  anës urave dhe pranë lumenjve si në rastin e fshatit Ardhisht, apo në fusha të gjelbëruara. Inertet janë hedhur në mënyrë të jashtëligjshme në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër. Ndërkohë që kryesisht në zonat periferike vendet e ndotura janë me qindra. Kjo zonë këtu afër fshatit Tapizë, është e mbushur me kodra inertesh të cilat janë hedhur vetëm ditët e fundit. Inertet e godinave të prishura përmbajnë edhe substanca

Inertet në shtratin e lumenjve

Erzeni gjithashtu është mbushur plot me inerte, të cilat zënë shtratin e lumit  dhe si pasojë ndikojnë negativisht në ekosistemin natyror  të këtyre burimeve ujore. Por edhe inertet që hidhen në periferi të tjera kanë një ndikim të konsiderueshëm në përmbytjen e zonave përreth, pasi inertet nëpërmjet reshjeve transportohen në burimet ujore,  si dhe në kanalet kulluese dhe ujitëse, duke ndikuar kështu edhe në bujqësi. Për këtë emergjence mjedisore dhe shkatërrim të mjedisit vë alarmin dhe vetë Agjencia Kombëtare e Mjedisit nëpërmjet raportit të saj, i cili publikohet çdo vit. Raporti i fundit i  Gjendjes së Mjedisit  pranon, se  në Shqipëri “Mbetjet inerte, mbetjet e rrezikshme, mbetjet spitalore dhe mbetjet e kafshëve nuk trajtohen sipas kërkesave ligjore, pasi  mungojnë landfillet e veçanta për depozitimin e këtyre mbetjeve siç janë mungesa e landfilleve për mbetjet e rrezikshme që mbeten emergjenca më e madhe në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liri: 29/05/2020 17:21

    NA DOLI goja ,,,inertet duhet te perpunohen dhe te perdoren ne shtrime rrugesh…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë