Mbetjet në Vlorë, Malltezi: U zbulua vetëm rruga e 15-të. Ku shkuan 14 të tjerat? (VIDEO)

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka drejtuar disa pyetje qeverisë, të cilën ai e konsideron kriminale ndaj shëndetit të qytetareve. Duke iu referuar lajmit se dyshohet se janë kryer 15 rrugë të trafikut të lëndëve të rrezikshme, Malltezi kërkon se ku janë hedhur dhe groposur 14 rrugët e mbetjeve të rrezikshme që kanë ardhur me traget nga Italia.

Qeveria të sqarojë se ku janë hedhur në del apo në mal - tha Malltezi- ndërsa kërkoi se prokuroria nuk duhet të mbyll sytë por të hetojë këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme.Ndër të tjera Malltezi akuzoi kryeministrin Rama se po lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate.

Deklarata e plotë e Jamarbër Malltezi

Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u përpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.

Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa.

Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?

Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?

Vlonjatet janë të qartë për skemën e funksionimit. Ata e dine se kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i janë dhënë licencat për grumbullim dhe depozitim mbetjesh. Gjithë shqiptarët morën sihariqin pardje se do shkrihet inspektoriati i mjedisit dhe do behet pjese e IKMT, pra kjo qeveri do policë që të ndajnë pazaret veç për ndërtime por jo inxhinierë mjedisi që matin rrezikshmërinë dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.

Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.

Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene!

Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh.

Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Motto: 24/02/2020 08:06

    Vlonjatë plera qelbesira

    Përgjigju
  • Arbeni: 24/02/2020 01:04

    Babane e ka te mire ky,,po vete aha,,cope gomari eshte...

    Përgjigju
  • vlora: 23/02/2020 23:11

    Me nada corapen dhe nada daullen do e besh politiken ne vlore o mavri njera familje trafikantesh e tjetra me 3 akuza per grabitje ne prokuronine e tiranes dhe vlores e na shiten si doktolesha hajdute. TURP beni ore veting per njerzit qe mbani ne krah keni surrat i kerkoni llogari Rames qe i ka zonja te nderuara grate qe ka promovuar ne vlore.

    Përgjigju
  • Vlora: 23/02/2020 20:07

    Ja dhe kollovari Jamarber pjellw e familjes mafioze Berish

    Përgjigju
  • ERP: 23/02/2020 16:23

    Ik mor plehre

    Përgjigju
  • Haha: 23/02/2020 15:06

    Po ke kishe ne krah ne vlore o Jamarber, Nadiren motren e trafikantit te hashashit dhe gruan e Reni droges,e shoqen e ngushte e .... here tjetrr e themi, Ermal Xhellilin hajdutin e arsimit vlore, Barie isufin me djem trafikante e problrme me drejtsinr,, Hallall se me keta plehra qe ka pd vlore 100 vjet pushtet ka rama, vetrm Pd vlore, nuk ka qene kurrr ne ketr derexhe. Rrofte Basha

    Përgjigju
    • Vicidoli: 23/02/2020 16:29

      Vec Birisha e ban Vlonen zap

  • Tiku: 23/02/2020 14:24

    Paske shkar dhe ti si sali plera..

    Përgjigju
  • skelari: 23/02/2020 14:24

    Po je ai i Siguris Portuale do qelbet edhe Hoteli jot se ngjitur eshte me pallatet.E keni menderosur keq aty qe nga Siguria policia dogana prandaj ju djeg.e bete hale Vloren o qelbesira

    Përgjigju
    • Beni: 23/02/2020 14:58

      O skelar nuk eshte aq e thjesht sa ti fusesh andej dhe ti nxieresh ketej mbetjet,mos degjo plerat qe shfaqen per politik,.. ne kohen e pd ishte katraure porti mbushur me mashtruesa seksera nxiresh vaporri me mall pa dogan ,,apo jo ti duhet ta dish se je skelar.

  • edi: 23/02/2020 14:11

    Te pallatet e tua

    Përgjigju
  • Dejon: 23/02/2020 13:58

    Duan tja hedhin me nje procesverbal leter bythe qe nuk jane kancerogjene sepse po u hap tapa do vi shume ere dhe qelbet dynjaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria