Mbetjet 'pushtojnë' lumin Tirana, Bashkia Kamëz premton ndërhyrjen, banorët: Hidhen fshehurazi!

Shtrati i lumit Tirana trajtohet ende si një kosh mbetjesh edhe pse ligjërisht është e dënueshme hedhja e mbeturinave në shtratin e tij.

Kamera e ReportTv është ndalur këtë herë në territorin e bashkisë Kamëz në lagjen Valias i Ri në urën e varur.

Siç dhe shihni në këto pamje në të dyja anët e lumit nuk mungojnë hapësirat ku mbetjet janë shpërndarë gjithandej.

Një prej banorëve të zonës na thotë se mbeturinat hidhen fshehurazi natën nga njerëz të papërgjegjshëm.

Pak kilometra më tutja ndodhet një tjetër urë mbi shtratin e lumit Tirana në zonën e Lanknasit.

Edhe këtu pamja është e njëjtë, mbetje të cilat për pak minuta shi sapo rrjedha e lumit shtohet këto plastika përfundojnë në detin Adriatik.

Ne u ndalëm edhe në bashkinë Kamëz për të marrë një reagim për këto mbetje, ndërsa jashtë kamerës kreu i saj z.Rakip Suli u shpreh se do të ndërhyhet për t'i pastruar.

Ndërsa prej disa javësh Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Territorit ka nisur një aksion për të ndalur këtë situatë të rëndë ekologjike, ky lum është ende nën kërcënimin e mbetjeve që duhen hequr përpara se të përfundojnë në det.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andoni: 11/07/2020 15:48

    Nuk kemi më nevojë për polici rrugëve; por kemi nevojë urgjente për policinë për të kontrolluar të gjitha zonat e lumenjve. e njëjta situatë është vetëm ngjitur me Rolling Hills! Unë nuk mund ta kuptoj se si këta njerëz mund të ndjehen rehat në vilat e tyre kur kroi që rrjedh përpara tij mbante me vete mbeturina nga Surrel!

    Përgjigju
  • Zaho: 11/07/2020 15:31

    Te vendosen kamera dhe ti hyhet ne dru direkt pas filmimit,,te rrihen sa tu bien te fiket dhe te thyhen drunjte....

    Përgjigju
  • meri: 11/07/2020 13:52

    Te vendosen KAMERA TE FSHEHTA ,per te kapur te pandergjegjshmit :

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale