Mbi 3 mijë taksistë kërkojnë të vaksinohen: U kthyem në ambulanca gjatë pandemisë

Mbi 3 mijë taksistë kërkojnë të vaksinohen. Sindikata shqiptare e taksistëve, i ka drejtuar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve për tu përfshirë në planin e vaksinimit si një target grup i riskuar.

“Ne i kemi bërë kërkesë Komitetit të Ekspertëve dhe ministrisë së shëndetësisë për vaksinimin e taksistëve për arsye se target grupi i taksistëve është më i rrezikuari nga të gjithë llojet e bizneseve sepse është shërbim publik 24 orë dhe e keqja më e madhe është se ne e transportojmë sepse merr dikë në një vend e çojë në një tjetër dhe hallka e zinxhirit zgjat më shumë. Ne duhet të ishim një ndër të parët që duhet të vaksinoheshim. Ne e kemi bërë kërkesën por akoma deri tani nuk kemi asnjë përgjigje”-tha Bilbil Cara, kreu i sindikatës.

Kreu i kësaj sindikate, Bilbil Cara thotë se gjatë pandemisë, taksistët shpesh herë kanë bërë punën e ambulancës, duke shoqëruar qytetarë të infektuar me COVID.

“Vështirësi ka nga më të ndryshmet. Ne kemi bërë dhe punën e ambulancës se kemi dërguar njerëz me COVID e pa COVID nëpër ambulanca, dispanceri, kanë bërë tampona, nuk tregojnë njerëzit janë me covid apo jo. Pavarësisht se ne i kemi zbatuar të gjithë rregullat, i kemi marrë masat më shumë për veten tonë, kur zbrisnin dezinfektonim makinën për klientin tjetër. Ka qenë risk i madh dhe me vështirësi shumë të madhe”- tha Cara.

Mbi 50% e taksistëve janë prekur nga virusi ndërsa mes radhëve të tyre ka pasur dhe humbje jetësh.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama poston thënien e Mit'hat Frashërit: Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë