TIRANË- Në valën e mungesës së punonjësve në shumë sektorë të ekonomisë, përsëri pagat mbeten të njëjtat. Si një nga instrumentet për të tërhequr punonjës, pagat mbeten nën mesataren e raportuara nga INSTAT, çka e bën më të vështirë gjetjen e punonjësve.
Më shumë se 58% e të punësuarve në vend marrin paga deri në 50 mijë lekë, ndërkohë që paga mesatare bruto në vend vlerësohen nga INSTAT 59.242 lekë në tremujorin e parë të vitit. Sipas raportit në fund të muajit mars më shumë se 21% e të punësuarve kishin pagë minimale, nga 29.9% që ishte niveli në fund të 2021, duke u ulur me 8.8%.
Në këtë ulje të numrit të punonjësve me paga minimale ka ndikuar edhe plani anti-informalitet që nisi në fillim të janarit, pasi u zbulua publikisht nën deklarimi i pagave pas daljes së databazave, ku profesione të mirë-paguara deklaroheshin me paga minimale.
Por korrigjimi i pagave sipas asaj që tregojnë të dhënat e INSTAT ka qenë minimal, pasi rritja më madhe e numrit të punësuarve është me paga 30-40 mijë lekë. Konkretisht 23.3% e të punësuarve në vend kanë paga deri 40 mijë lekë, nga 17% që ishte niveli në fund të 2021. Rritje është regjistruar edhe tek ajo kategori punonjësish që merr nga 40 mijë lekë deri në 60 mijë lekë, me rreth 3% në raport me vjet.
Vetëm 42% e të punësuarve në vend marrin paga mbi mesatare, nga kjo kategori vetëm 5.5% e punonjësve klasifikohen të pasurit e vegjël e që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj, nga 6.2% që ishte në fund të vitit të shkuar.
Pagat e ulta konsiderohen si shkaku kryesor për mungesën e punonjësve në treg, dhe për largimin e të arsimuarve dhe jo vetëm nga tregu.
B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
86.4%
-
Pak
8.8%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 501
Lajme të tjera
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17
-
Pse është ulur numri i meshkujve? Nga emigrimi te rënia e martesave dhe lindjeve, sociologu Gëzim Tushi jep arsyet
14 Mars, 20:29
-
21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës në 2023, 'u zëvendësuan' nga 27 mijë pensionistë
13 Mars, 14:31
-
Në fund të vitit 2023 papunësia u rrit, bujqësia ‘pa’ punëtorë! Shifrat e INSTAT
11 Mars, 20:22