Mbi 664 mijë vaksinime anti-COVID të kryera në të gjithë vendin, më shumë se 200 mijë doza të dyta

Mbi 664 mijë vaksinime anti-COVID të kryera në të gjithë vendin, më shumë se 200 mijë doza të dyta

Foto nga procesi i vaksinimit

664,452 vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë, nga të cilat 212,418 janë doza të dyta.

Përmes një postimi në facebook ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën me dije shifrat dhe shpreh mirënjohjen për vaksinatoret e përfshira në këtë proces.

“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta. Në foto, vaksinatoret në Pukë, Dibër, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë”, shkruan Manastirliu.

Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin. Kroacia disa ditë më parë mori vendimin për të dhuruar 20 mijë doza vaksine kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Secili shtet do të marrë nga 10 mijë doza, ndërsa vendimi u mor nga Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic. Vijimi i procesit të vaksinimit masiv do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Njëkohësisht edhe shifrat ditore të COVID kanë shënuar ulje drastike me vijimin e procesit të vaksinimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/05/2021 00:31

    Fotoja e ketij pensionisti te lumtur qe po merr vaksinen ,duhet te kthehet ne poster i suksesit te fushates se vaksinimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë