Mbi 81 milionë të prekur nga COVID-19 në botë

Mbi 81 milionë të prekur nga COVID-19 në botë

Foto ilustruese

Numri i personave të infektuar nga COVID në botë kaloi sot 81 milionë, sipas të dhënave të fundit nga ëorldometers.info.

Deri më tani, 1 milion e 769 mijë njerëz kanë vdekur dhe 57 milionë janë shëruar nga virusi që ndryshoi mënyrën e jetesën në të gjithë botën prej disa muajsh.

Aktualisht janë 22 milionë raste në botë ose 99.5 për qind, dhe 105.000 ose 0.5 për qind janë në gjendje kritike.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA, mbi 19 milionë, pasuar nga India me 10 milionë, Brazili 7 milionë, Rusia 3 milionë dhe Franca 2.5 milionë.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve – 340.878, pasuar nga Brazili me 190.861 dhe India me 147.940 vdekje.

Në vendin tonë prej javësh shifrat kanë qenë të qëndrueshme. Në 24 orët e fundit janë shënuar 499 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID. Megjithatë kujtojmë se ka një të shifrave krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 375 raste të reja dhe 9 humbje jete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali