Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Policia Rrugore e Tiranë ka ditën e sotme bërë bilancin javor për javën që lamë (22.09.2024 - 28.09.2024) ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të Kodit Rrugor.

Sipas policisë, janë vendosur 9.949 gjoba, mesatarisht 1,421 në ditë.

Blutë sqarojnë se janë janë bërë 22 arrestime dhe procedime penale, ku  3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 5 persona për pa leje drejtimi, 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 person për largim nga vendi i aksidentit

Masat administrative:

-9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë

-40 masa për xhama të zinj

-552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

-271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

-659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

-483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

- 6.827 masa për qëndrim të gabuar

-550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

Pezullime dhe bllokime:

-11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit

-20 raste për tejkalim shpejtësie

-37 raste të ndryshme 

-11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Imzot Joan Pelushi: Solidaritet me të varfërit dhe paqen

Imzot Joan Pelushi: Solidaritet me të varfërit dhe paqen