Mbi pajton e veshje tradicionali tiranase, çifti celebrohen për Shën Valentin dhe 'bekojnë' me një peme djalin që presin t'u vijë në jetë

Mbi pajton e veshje tradicionali tiranase, çifti celebrohen për Shën Valentin dhe 'bekojnë' me një peme djalin që presin t'u vijë në jetë

Ky 14 shkurt erdhi krejt ndryshe për Shpëtimin dhe Xhenin, dy të rinj kryeqytetas që vendosën ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në ditën e Shën Valentinit, me mbjelljen e një peme. Pema, një simbol i dashurisë mes tyre, bën thirrje jo vetëm për ta dashur më shumë njëri-tjetrin, por për të dashur dhe mbrojtur natyrën.

Mbi pajton dhe të veshur me kostumet tradicionale të zonës së Tiranës, ata u pritën në altarin e ngritur tek Amfiteatri i Liqenit Artificial nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë.

“Jam shumë i lumtur që e nisëm këtë Shën Valentin me pak bereqet nga qielli, por me shumë bekime në tokë. Sapo u celebrua Shpëtimi me Xhenin - kanë marrë një nga vendimet më të rëndësishme të jetës dhe besoj se një qytet që rritet me familje të reja e të mira (presin një çun), që mbjellin pemë, ka të ardhme. Dua t’i ftoj të gjithë ata që sot, në ditën e të dashuruarve, duan të bëjnë një gjest që do të ngelet përjetë: Le të mbjellin një pemë në kujtim të dashurisë së tyre, në kujtim të fëmijëve të tyre; do të doja që e gjithë kjo stinë e 100 vjetorit të Tiranës t’u kushtohej familjeve. Sot do të kemi një familje të re, i uroj atyre të gjithë lumturitë e kësaj bote. Ju falenderoj shumë për pemën, është diçka që ata do t’ia tregojnë djalit të tyre, ashtu si edhe unë djalit tim, që kur të mos merremi më me këtë punë, do të themi se lamë gjurmë në këtë qytet. Paçi vetëm të mira edhe me trashëgime", tha Veliaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen