Integrimi/ Voda: Do ngrihet komiteti për monitorimit e emigracionit! Hajdari: Duhet program për të integruar në shoqëri personat e deportuar!

Integrimi/ Voda: Do ngrihet komiteti për monitorimit e emigracionit! Hajdari: Duhet program për të integruar në shoqëri personat e deportuar!

Mbledhja e Komisionit të Integrimit

TIRANE- Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda e pranishme në mbledhjen e Komisionit të Integrimit ka daklaruar se është propozuar ngritja e një komiteti që do të mbajë në monitorim emigracionin, i cili do të hartojë më pas një plan masash që të sjellë ulje të këti fenomeni. Voda tha se i është kërkuar vendeve të tjera që të shtojnë numrin e operacioneve policore për të bërë të mundur kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, dhe kthimin e tyre në vendin tonë.

Nga ana tjetër bashkëkryetarja e këtij komisioni Rudina Hajdari deklaroi se duhet hartuar një program për të integruar personat që deportohen nga vendet e huaja si emigrantë të paligjshëm. 

Numri dy i PS, Taulant Balla u shpreh se ka një rënie të numrit të atyre që kërkojnë azil në vendet e BE, teksa shtoi se emigracioni mbetet një fenomen shqetësues.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Voda: Kemi propozuar ngritjen e një komiteti për monitorimit e emigracionit! Nuk mund të ndalohet si fenomen (VIDEO)

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda tha gjatë fjalës së saj në Komisionin e Integrimit ka propozuar një komitet për monitorimin e situatës së emigracionit nga vendi ynë. Voda tha se ky komitet duke parë trendet përgjatë vitit do të sugjerojë një strategji për uljen e këtij fenomeni.

"Kjo nuk është një çështje vetëm e qeverisë. As e parlamentit. Është e të gjithëve. Ministria e Brendshme luan një rol kyç sa i përket menaxhimit të lëvizjes së shqiptarëve. Lëvizjes migratore janë drejtuar kryesisht drejt vendeve të BE dhe ka për qëllim kërkimin e azilit në zonën Shengen. Një prirje tjetër që vërehet është ajo e emigrimit të miturve të pashoqëruar. Mbetet sfidë përballja me këtë fenomen. Sipas Eurostat, rritja deri tani nuk është 16% por 10%. Unë do të thoja se vëmendja e qeverisë nuk ka munguar. Ne, si ministri propozuam qeverisë për të ngritur një grup pune për të menaxhuar emigracionin. Ne kemi filluar punën për të ngritur sekretariatin teknik dhe jemi në konstituimim teknik të kësaj strategjie. Do të kemi një komitet që drejtohet nga zv. ministri i brendshëm dhe në përbërje ka ministra. Ky komitet në fund të çdo viti duke parë edhe trendet e emigrancionit  do të sugjerojnë strategji për të sjellë një ulje të largimit të shqiptarëve dhe për t'i orientuar një emigracioni të rregullt pasi nuk mund ta ndalojmë si fenomen. Duhen kryer kontrolle në pikat kufitare. Kontrollet janë shtuar vitet e fundit, kjo e pasqyruar edhe me rënien. Duhet forcim i kontrolleve. Numri i personave të kthyer që nuk kanë plotësuar dokumentacionin ka qenë në rritje deri në vitin 2018, është ulur në vitin 2019. Është një vlerë shtuar. Kemi një ulje të azilkërkuesve në Gjermani. Franca është një nga vendet që ka një legjislacion miqësor. Ata nuk ndajnë informacione pasi një pjesë menaxhohet nga institucione jo shtetërore që janë pak hermetikë. Një thirrje tjetër është ajo për të rritur operacionet për të kthyer shqiptarët", tha Voda.

Ora 13:05
'Ndryshon metodologjia, brenda 31 janarit konsensus të plotë në BE për integrimin e Shqipërisë', Balla: Të punohet për të ndalur emigrimin (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se metodologjia e vlerësimit nga ana e Komisionit Europian mund të ndryshojë. Balla tha se beson që pas datës 31 janar të ketë një konsensus të plotë mes 27 vendeve anëtare të BE për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai deklaroi se ka një rënie të numrit të atyre që kërkojnë azil në vendet e BE, ndërsa shtoi se emigracioni mbetet një fenomen shqetësues. Sipas tij qeveria dhe të gjithë aktorët duhet të punojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta për të ndalur uljen drastike demografike të popullsisë si një emergjencë kombëtare që mund të zbusë efektet që mund të ketë nesër në ekonomi një fakt i tillë.

"Do doja të ndaja me ju faktin se metodologjia e vlerësimit nga partnerët tanë mund të ndryshojë, më 29 janar KE do të publikojë metodologjinë e re të vlerësimit dhe të monitorimit të zbatimit të detyrave të shtëpisë nga vendet kandidate, në kuadër të vlerësimit qoftë të ecurisë së procesit të para hapjes së negociatave, qoftë me procesin tjetër që pason, dhe ku unë jam besimplotë se gjatë këtij viti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin bisedimet.

Megjithëkëtë në lidhje me publikimin e metodologjisë së re që pritet të publikohet në fillim të shkurtit, vetë Komisioni Europian rikonfirmoi se “paralelisht me dakordësimin e vendeve anëtare për metodologjinë e re të ndryshuar, KE i qëndron rekomandimit se bisedimet për anëtarësim duhen çelur sa më parë me Shqipërinë edhe me Maqedoninë e Veriut”. Rekomandimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mbetet një konstante e pandryshuar për Komisionin Europian. Besoj se brenda 27 vendeve të BE-se pas 31 janarit, te kete nje konsensus te plote lidhur me bisedimet për anëtarësim. Sot dua të flas mbi nevojën për të shkurajuar lajmin e rremë apo batakut (“fake neës”) që shqiptarët po largohen më shumë sot se 5 apo 10 vjet me parë. Raportimet dhe studimet mbi trendet demografike për vendin tonë në raport me rajonin e Ballkanit janë më optimiste sesa lajmi i rremë, por kjo nuk duhet të na pengojë për të qenë të angazhuar në marrjen e masave për të ndaluar aq sa mundemi largimin e qytetarëve nga vendi.

Nëse analizojmë fenomenin e emigrimit, ky i fundit është një faktor konstant për vendin tone, për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë për sa kohë dallimet në të ardhurat për frymë dhe standardit të jetesës midis vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Europës Perëndimore do të vazhdojnë të jenë në këto nivele, njerëzit do të kenë arsye për të emigruar.

Se fundmi ne Portugali gjate fushates zgjedhore te zhvilluar 2 muaj me pare, ishte beteja per te rikthyer te larguarit nga Portugalia. Në linjë për sa më sipër më lejoni t’ju sjell në vemendje rastin e Kroacisë e cila në 1 korrik 2013 është anëtare e BE-së, fakt që nënkupton arritjen e standardeve në fushën e demokracisë dhe ekonomisë që ne synojmë të arrijmë. Megjithëkëtë është po ashtu një fakt i pakundërshtueshëm që nga Kroacia, mbas anëtarësimit për periudhën 2013-2016, janë larguar nga vendi rreth çerek milioni kroate, të cilët vendosën të emigronin në vendet e BE-së kryesisht për një standard më të lartë jetese. Prandaj është e qartë që flukset migratore për vendet tona do vazhdojnë të jenë një realitet i pandashëm, por ajo që duhet të punojmë të gjithë së bashku është që të dekurajojmë aq sa mundemi arsyet e migrimit.
Me rëndësi është të theksojmë një aspekt që lidhet me fenomenin e migracionit, i cili po kthehet në shqetësim. Nëse në dy dekadat e para rajoni paraqiste përgjithësisht karakteristikat klasike demografike të vendeve të varfra ku emigracioni masiv kompensohej nga norma të larta lindshmërie. Ajo që po vërehet me shqetësim në Ballkanin Perëndimor, dhe për fat të keq edhe vendi jonë nuk bën përjashtim, është fakti që në vitet e fundit po shfaqen karakteristika demografike të vendeve të pasura si rënie të lindshmërisë dhe një popullsi me tendencë plakjeje ku mosha mesatare po i afrohet asaj të vendeve të Europës Perëndimore.

Instituti i Statistikave (INSTAT) e vërteton këtë fenomen ku në katër vitet e fundit vërehet një përgjysmim i asaj që përkufizohet si shtesa natyrore , diferenca mes numrit te lindjeve me numrin e përgjithshëm të vdekjeve vazhdon të jetë një shifër në ulje. Ndërsa emigrimi për periudhën 2014-2018 paraqet një ulje të lehtë.
Për këtë qëllim qeveria dhe të gjithë aktorët duhet të punojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta për të ndalur uljen drastike demografike të popullsisë si një emergjencë kombëtare që mund të zbusë efektet që mund të ketë nesër në ekonomi një fakt i tillë",
tha Balla.

Ora 12:53
Hajdari: Duhet program për të integruar në shoqëri personat e deportuar! Të evidentohen arsyet që shtyjnë shqiptarët të kërkojnë azlil (VIDEO)

Bashkëkryetarja e Komisionit të Integrimit Rudina Hajdari ka kërkuar të hartohet një program për integrimin e personave të deportuar nga vendet e huaja. Hajdari tha se duhen mësuar arsyet që shtyjnë shqiptarët të largohen për të kërkuar një azil, për të parandaluar këtë fenomen.

"Duhet një program për integrimin e personave të deportuar. Duhet të merremi me indicie se pse njerëzit me një jetë mesatare dhe me profesion zgjedhin të ikin drejt vendeve të BE. Duhet të jemi sa më të hapur dhe të pranojmë përgjegjësitë tona si një klasë politike. Sepse politika e ka zhvilluar akoma më shumë këtë fenomen. Nuk mund ta sheshojë fakti se meqë po ndodh nëpër vendet e tjera le të ndodhë edhe tek ne. Duhen marrë parasysh shumë faktorë në momentin kur bëjmë këtë lloj analize. Çdo ditë dëgjojmë njerëz që duan të largohen nga Shqipëria. Dua që t'ia japim fjalën edhe qeverisë", tha Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 24/01/2020 15:41

    KUSHTET PER NDALIMIN E MIGRACIONIT JANE 1)MINIMUMI PAGES ME LIGJ JO ME POSHTE SE 40euro NE dite 2)ULJE DRASTIKE E TAKSES PER PRODHUESIT ME MBI 10 TE PUNESUAR per MOMENTIN POLICI Aktive ME SHEFA JO PARTIAK UNE KTHEHEM ME KETO KONDITA

    Përgjigju
  • Shqip: 24/01/2020 13:41

    Po ore legena se per vete e keni roleksin na 20000euro n dor ju dhe thoni mos t emigrojn njerzit q jan pa buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria