Pas emërtimit të rrugës, mbillet një pemë në nder të Klodian Rashës, i ati: M’u përgjysmua dhimbja, do jetë i paharruar emri i djalit tim (VIDEO)

Pas emërtimit të rrugës "Klodjan Rasha" pranë shtëpisë  ku u vra 25-vjeçari nga polici Nevaldo Hjadaraj, familja ka mbjellë një pemë në ndër të tij. I ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kanë mbjellë një pemë ulliri në Parkun "Europa" në Sheshin Skëndërbej.

Qazimi falenderoi kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ai bëri të mundur që dhimbja e tij të përgjysmohej dhe se emri i të birit do të mbetet i paharruar.

“Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.

Ndërkohë kryebashkaiaku Veliaj tha se Qazim Rasha dha mesazhin më të mirë për të mos dëmtuar shtëpinë tonë të përbashkët. Veliaj tha se kur ndërhyn politika kalojnë caqet, duke shtuar se drejtësia duhet të shkojë deri në fund të kësaj ngjarje, që për prindërit e Klodjan Rashës do të jetë një plagë që nuk mbyllet kurrë.

"Është një ceremoni e thjeshtë pa protokoll dhe kush ishte mik i familjes të ishte me ne sot. Ajo është një plagë që nuk mbyllet kurrë, aman ajo që bëri axha Qazim të përkujtojmë me respekt dhe ta ndajmë dhimbjen përmes njëri tjetrin, por pa shkatërruar shtëpinë tonë të përbashkët. Ndonjëherë kur futet politika në mes kalojnë caqet dhe pa ndihmën tënde nuk e kishim ruajtur dot integritetin e qytetit tonë. Ulliri i është simbol i paqes dhe është mesazhi më i mirë. Sa të kem fuqi do insistoj që drejtësia të shkojë deri në fund", tha Veliaj.

Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërkohë, që një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor.

1611666647_rasha1.jpg

1611666643_Screenshot1.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti