Mbledhësit e kromit: Më mirë të vdekur në stogje të kromit, se sa të vdesim nga uria

Vdekja e një gruaja 50-vjeçare të mërkurën në Bulqizë, duket se nuk i ka stepur aspak banorët e kësaj zone që të ndërpresin aktivitetin e mbledhjes së kromit. Për shumë prej tyre, stogjet e kromit janë i vetmi burim të ardhurash për të siguruar bukën e përditshme. Këta dy të moshuar, thonë se kjo është e vetmja mënyrë për të përballuar jetesën.

Edhe pse ata e dinë që janë të rrezikuar qoftë nga shembja e gurëve apo rreziqe të tjera, ata çdo ditë në mëngjes i drejtohen këtyre stogjeve, për të mbledhur krom. Më shumë sesa frika për rrezikun që u kanoset, ata shqetësohen për paratë që duhet të sigurojnë për familjet e tyre.
 

- Kemi mjaft frikë. 50 mijë lekë pension marrim, çfarë të bëjmë. Për ditë dal, bëj nja 4 mijë lekë dhe ua çoj fëmijëve. Djali është vet i 7-ti.

- 5 mijë lekë të vjetra në ditë nxjerrim. Nuk kemi asnjë të ardhur tjetër.

Banorët

Një ditë më parë në stogjet e kromit të zonës D të minierës së Bulqizës, 50- vjeçarja Shpresa Rami u godit nga një mjet, e për pasojë humbi jetën. Ndërkaq, aksidente ka pasur edhe brenda minierës, ku disa minatorë kanë humbur jetën në periudha të ndryshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës