Mbledhja e 2-të e K.Legjislacionit
zgjidhen relatorët Majko dhe Hoti

Mbledhja e 2-të e K.Legjislacionit <br />zgjidhen relatorët Majko dhe Hoti
TIRANE - Këshilli i Legjislacionit realizoi sot mbledhjen e dytë, pas shumë debateve për propozimet e Partisë Socialiste për ndryshime Kushtetuese.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u vendos vetëm zgjedhja e relatorëve të cilët do të marrin në shqyrtim propozimet e PS për të ndërhyrë në Kushtetutë.

Relatori i Partisë Socialiste do të vazhdojë të jetë Pandeli Majko, ndërsa për Partinë Demokratike u caktua deputetja e qarkut të Shkodrës, Paulina Hoti, ndërsa në këtë funksion ishte më parë Edi Paloka.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se kishte dy propozime për datën e dëgjesave dhe veç pjesëmarrjes së dy relatorëve te premten do të ftohen edhe ekspertë të huaj të fushës.

Ndërkaq, të premten, do të zhvillohet seanca dëgjimore për grupin e interesit.

Në seancën e 6 shtatorit demokratët kërkuan shtyrjen me dy javë të shqyrtimit të paketës nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve. Ishte kryeministri Sali Berisha i cili përshpejtoi procedurën përmes një deklarate të bërë të hënën në mbledhjen e grupit parlamenatar.

Propozimet e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese kanë në thelb emërimet me votë të cilësuar. PS propozon që anëtarët e Gjykatës së Lartë Kushtetuese të zgjidhen me 3/5, ndërsa të njëjtin propozim e bën edhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë

Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë