Mbledhja e KQZ, Denar Biba: KQZ
tė hetojë çështjen e lobimit tė PD

Mbledhja e KQZ, Denar Biba: KQZ<br />tė hetojë çështjen e lobimit tė PD<br>
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot, më datë 12.03.2018, në orën 10:00, ka nisur mbledhjen. 

Rendi i ditës konsiston në shqyrtimin e projekt vendimeve:

1. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatëve nga listat shumë emërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zg jidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatit nga listat shumë emërore për këshillin e Bashkisë Lezh Z.Suri Damzi, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
3. Për miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore, për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë datë 25.06.2017, zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë datë 25.06.2017 dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë datë 20.11.2016

Gjatë mbledhjes së KQZ është diskutuar mbi  miratimin e mënyrës së asgjesimit të fletëve të votimit dhe riciklimit, për raportet financiare dhe rregullat që duhet të ndjekin. Gjthashtu ëhtë bërë një depat plotik mbi kontratat e lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikësm, me protagonistë Denar Bibën dhe Zgurin.

Nënkryetari Denar Biba kërkoi verifikim të plote të dokumenteve që administron Komisioni. Ai ka hapur çështjen e lobimit të PD, duke thënë se ka spekulime se KQZ ka lidhje me hetimin e kontratave të lobimit të PD dhe duke shtuar se kjo çështje duhet të thellohet.

“Kam kërkuar hetim. Më thatë që janë spekulime mediatike. Ja që nuk qenkan. Komisioni duhet të thellohet në këtë çështje, penalitetet duhet të ashpërsohen. Ka spekulime mbi veprimtarinë e KQZ për hetimin e kontratave të lobimit të PD”, është shprehur Biba.

Pasi Zguri i ka thënë se vetë Biba kishte propozuar gjobë, Biba deklaroi se propozimi i tij për gjobë të rëndë nuk është pranuar.

KQZ shqyrton vendimin per asgjesimin e fletëve të votimit të zgjedhjeve për vitin 2017. Komisioni Zgjedhur kërkon të shmangë diegien dhe ta kryejë me riciklim. Përfundimi është se KQZ vendos hapjen e kutive të votimit dhe asgjesimin e fletëve të votimit me riciklim. Kjo u arrit me konsensus pa votë.

Në KQZ po diskutohet për shtimin  e fondeve për shkak të mbulimit të kostos asgjësimin e fletëve të votimit.  U diskutua fakti që ka mënyrë të përcaktuar se si miratohet buxheti dhe se kjo duhet të bëhet sipas ligjit.

Zguri pyet nëse është është e rregullt që të bëhet kërkesë extra në buxhet për rojet apo buxheti do të rivlerësohet dhe brenda shifrave të nxjerret fondi. Ai merr si përgjigje se nëse do të bëhej rivlerësim, në këtë rast do të kishte dy lloj kërkesash, ndërsa për shtim fondesh do të kishte vetëm një kërkesë. Megjithatë, edhe pse më praktike, kjo kërkesë nuk është e rregullt për Ministrinë e Financave pasi është fillim viti.

Zëdhënësja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj në një deklaratë për shtyp, tha se mënyra e financimit duhet të jetë sipas rregullave të financimit, duhet të përfshijnë çdo detaj, shpenzimet nga partitë, shpenzimet nga subjektet që lidhen me partitë, çdo informacion për raportin financiar nevojitet të pasqyrohet.

 

d.gj/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje

I dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan! Në kërkim edhe për dhunë në familje