Mbledhja e kryesisë së PD-së, Alibeaj: Nesër do dalim me emra të tjerë! Roland Bejko për Tiranën? I duhuri, sfidë për të mbajtur partinë

 

Kreytari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është shprehur se ditën e nesërme do të ketë konfirmime të tjera si garues të bashkisë.

“Sipas rregullave tona kandidatura për Tiranën e ka Roland Bejko. Kemi shqyrtuar edhe kandidimimet e tjera për Bashkitë. Do të kemi më tepër emra.  

Ajo që është e rëndësishme është që PD merr pjesë në zgjedhje Bejko.”- tha ai.

I pyetur se me çfarë pritshmërish sjellin Bejkon si garues përballë Këlliçit dhe Veliajt, ai u shpreh se në situatën që ndodhen duhet të përballen me sfidën për të ruajtur partinë.

‘Ka pasur një interes të madh dhe një vlerësim në gjykim jo vetëm timin. Në këtë optikë dhe në situatë që është PD, ai që është interesi më i madh është mbrojtja e vlerave, identitetit dhe orientimit të partisë. Për mua është më e rëndësishme që ne të marrim pjesë në këtë sfidë politike. Ëshë sfidë për të mbajtur partinë demokratike. Si do jetë rezultati? Ne dalim hapur dhe do jemi para syve të shqiptarëve për atë që kemi bërë dhe për të atë që kemi bërë.’- tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

PD garon me Roland Bejkon në Tiranë! Zyrtarizohen emrat në 15 bashki të tjera, s'ka kandidatë në Durrës, Elbasan e Shkodër! 'Ngecin' Kurbini dhe Vau i Dejës


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS