Mbledhja e Kryesisë/ Xhafaj rrëfen detajet: PS mbetet vlerë e çmuar e demokracisë

Mbledhja e Kryesisë/ Xhafaj rrëfen detajet: PS mbetet vlerë e çmuar e demokracisë

Përmes një postimi në Twitter, deputeti Fatmir Xhafaj  thekson se mbledhja e sotme e Kryesisë,  e cila zgjati si rrallëherë mbi 5 orë, konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar,  PS mbetet institucion i vlerave demokratike.  Anëtarët e saj bashkë me kryeministrin Edi Rama diskutuan zhvillimet e fundit politike.

 “Sot zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë! 

Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar - një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partsë Socialiste. 

Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit dhe në shërbim të njerëzve.  

Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati. 

PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend ”, thekson Xhafaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët