Mbledhja e samitit të NATO-s në Madrid, Berisha: Pranimi i Suedisë dhe Finlandës e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurt se kurrë

Mbledhja e samitit të NATO-s në Madrid, Berisha: Pranimi i Suedisë dhe Finlandës e bën gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurt se kurrë

Aleanca e NATO-s

Sot në Madrid është mbledhur samiti i NATO-së, ku pritet që liderët të arrijnë një pajtueshmëri për një përforcim në krahun lindor, me qëllim forcimin e aleancës pas pushtimit rus në Ukrainë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përshëndetur mbledhjen e samitit duke e cilësuar si historik, ndërsa thekson se heqja e vetos nga ana e Turqisë,  Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre, dy vendeve në NATO thotë Berisha, ka rëndësi të madhe strategjike.

Në fund të postimit të tij Berisha uron që Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë.

‘Samit Historik! Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atllantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtet historik për këtë Aleancë.

Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bënë gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjeter. Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleances për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohrave, nën udheheqjen e SHBA-ve të shndërohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë! #sb’- shkruan Berisha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi

Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi