Mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, Report Tv zbardh axhendën

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku zbardh axhendën e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Për herë të dytë, Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Burime për Report Tv bënë me dije ditën e djeshme se mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë.

Në total do të mblidhen 130 deputetët, nga Kosova 70 ligjvënës dhe 60 të tjerë nga Shqipëria. I pranishëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Rama dhe me shumë gjasë edhe Albin Kurti.

Axhenda:
Ora 10:30
Mbërritja e deputetëve
Ora 11:00
Himni i Shqipërisë
Himni i Kosovës
Ose
Himni i Kosovës
Himni i Shqipërisë
(Sipas ceremonialit shtetëror të Republikës së Kosovës)
- Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
- Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
-Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)
- Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Z.Agron Duka, Kryetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
- Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
- Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
- Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
- Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
- Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
-Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Lidhur me këtë mbledhje të dy parlamenteve, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u shpreh: Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë.

Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi ne perditesim...

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 14/12/2024 18:28

    Si gjithmonë pa asnjë sukses do të jetë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kodi i ri rrugor, do gjobiten ata që përdorin skutera pa helmeta, nëse nuk ka targë gjobë 100-400 euro

Itali/ Kodi i ri rrugor, do gjobiten ata që përdorin skutera pa helmeta, nëse nuk ka targë gjobë 100-400 euro