S'ka konsensus për votimin dhe numërimin elektronik! PS: Emigrantët votë me postë, projekti pilot vetëm në 1 ZAZ! PD: E duam në Fier e Korçë

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se nuk kanë gjetur konsensus për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. Realizmi i projektit pilot do të bëhej në jo më shumë se 20 % të zonave zgjedhore dhe secila parti do të shprehte dy qarqet që donte që numërimi dhe votimi elektronik të bëhej.

Ndërsa PD e LSI ka kërkuar që kjo të realizohet në qarkun e Fierit dhe Korçës, PS duket se është tërhequr nga ky projekt duke thënë se ka një kostot tepër të madhe dhe se nuk është e domosdoshme. Më herët PS ka propozuar disa zona të Tiranës dhe Korçën për projektin pilot të numërimit dhe votimi elektronik, por është tërhequr. Ajo shprehet se ky projekt pilot duhet të realizohet vetëm në një ZAZ dhe se këtë le ta vendosë vetë KQZ-ja se kush do të jetë.

Ndërkohë për votën e emigrantëve deri me tani alternativa e PS është që ajo të bëhet me postë dhe se emigrantët duhet të regjistrojnë fillimisht vendbanimin e tyre.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka vendosur të ngrejë një sistem që do mundësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një projektvendimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistrohen por fillimisht të deklarojnë vendbanimin e tyre ashtu si parashikon ligji i vitit 2016.

Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamentare  do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ i cili gjithashtu do të bëjë verifikimin e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave: Mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjareve ndërsa mënyra e dytë nëpërmjet FACE ID.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daku: 13/01/2021 20:14

    Dmth tani qan per parate PS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS