Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët

Mblidhet Këshilli i Ministrave, miraton ndryshimet në buxhet! Miratohet fondi për voton e diasporës e bonusi i pranverës për pensionistët

Kryeministria

Tirane- Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të enjte (19 dhjetor 2024) një mbledhje e jashtëzakonshme, ku burime për Report Tv mësojnë se në fokus ka qenë akordimi i fondeve shtesë për KQZ-në, për të realizuar mbulimin 100% të kostove për votën e diasporës dhe miratimi i fondit për bonusin e pranverës për pensionistët. 

Mnistri i Financave Petrit Malaj, pritet të dalë sot për të bërë publike detajet e aktit normativ që nuk është i zbardhur ende.

Paratë që do t’i akordohen KQZ do të shërbejnë për të mbuluar koston e votimit nga jashtë edhe për kthimin e zarfit me votën brenda. Burimi pranë KQZ bënë me dije paraditen e 19 dhjetorit se fondi në dispozicion për postën ishte afro 500 milionë lekë.

Ndërkohë veç bonusit të Vitit të Ri për pensionistët, ka parashikuar edhe një tjetër bonus për pensionistët në pranverë, para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025

Procesi për regjistrimin e emigrantëve jashtë që duan të votojnë për zgjedhjet e 11 majit 2025, do të hapet në 11 janar dhe do të mbyllet në 11 mars. 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elseid Hysaj larg Lazios, Arabia Saudite ‘i shton zerot’ në llogari

Elseid Hysaj larg Lazios, Arabia Saudite ‘i shton zerot’ në llogari