Basha ‘i pret krahët' Berishës: S’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar se do ishte anti-Amerikane! Noka: I fute thikë pas shpine PD/ DEBATET

TIRANË- Lulzim Basha ‘i ka prerë krahët’ Sali Berishës dhe i ka shuar çdo shpresë ish-kryeministrit se mund të mbledhë Kuvendin Kombëtar për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat. Sot ai ia ka bërë të qartë, ‘babait të tij’ politik dhe kujtdo tjetër që mendon se me mbledhjen e këtij Kuvendi, do të ndryshohet vendimi i tij për rikthimin e Berishës në grupin e PD-së, e aq më tepër ndryshimi i lidershipit aktual të partisë.

Nëse do të mblidhej Kuvendi Kombëtar, për Bashën do të fuste në konflikt PD me SHBA dhe kjo nuk është në dobi të demokratëve. Basha thirri sot Kryesinë e Grupit Parlamentar për të diskutuar mbi aksionin e opozitës në Kuvend, por ishte Flamur Noka ai i cili me tone të ashpra tha se çështja më kryesore që ka PD-ja për të zgjidhur është përjashtimi i Berishës.

Pikërisht nisur nga kjo, Lulzim Basha është detyruar edhe një herë të sqarojë deputet se vendimi i tij nuk ka kthim pas, duke u kujtuar se kërkesa për përjashtimin  e Berishës nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët, por nga kupola e shtetit Amerikan. Madje ai flet edhe se është në dijeni të disa informacioneve që i di ai, Berisha dhe SHBA-ja dhe se nuk do ua tregojë kurrë asnjë prej deputetëve.

“Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtare të nivelit të trete apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë. Nuk ka dhe nuk do te kete grupim antiamerikan nën siglën e PD. Nuk do të kete Kuvend të PD qe ve ne diskutim vendimet e qeverise amerikane’”, ka thënë  ndër të tjera Basha.

Noka këmbëngul se vendimi ishte një thikë pas shpine për demokratët e ndërsa thotë se kjo i dobëson përballë Ramës. Prandaj shikon si të vetmen zgjidhje te  mbledhja e Kuvendit Kombëtarë.

“Ne të bashkuar dhe nuk e mundëm dot Ramën, si do ia bëjmë tani që ke përçarë anëtarësinë. Vendimi ndaj Berishës ishte një thikë pas shpine për demokratët. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Vetëm vendimi i anëtarësisë mban PD-në të bashkuar”, tha Noka.

Mirëpo, pavarësisht zërave kundër që i kanë dalë, Basha është kujdesur që të theksojë e Berisha nuk është përjashtuar përfundimtar nga grupi i PD-së, por deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
FOTO-LAJM/ Të tensionuar, Noka dhe Salianji vijojnë debatin në korridoret e PD-së

Takimi i grupit parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate ditën e sotme, pasi ende mes radhëve të deputetëve ka pakënaqësi për përjashtimin e Sali Berishës.

Flamur Noka, një nga përkrahësit i cili ka dalë hapur ndaj Berishës ka zhvilluar diskutim të ashpra me Bashën duke i kërkuar llogari për vendimin e marrë.

Ndërkohë debatet kanë vijuar edhe në korridoret e selisë blu. Pas mbarimit të mbledhjes Noka është parë i tensionuar duke debatuar me Ervin Salianjin. Siç shihet nga fotot ato po vijojnë debatin edhe pas mbledhjes së PD-së.

Ora 16:17
Berisha nesër takim me anëtarët e PD-së, Basha mbledh krerët e degëve në Fier! Emëron Gjekmarkajn si drejtues politik në qarkun e Lezhës

1632147524_1548075671markugjekmarkkaj.jpg

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të qarkut të të Fierit dhe të Lezhës. Nuk dihen porositë që kreu i PD-së u ka dhënë krerëve të degëve, por ky takim në Fier vjen një ditë pasi Sali Berisha lajmëroj se do të se do të zhvillojë një takim me anëtarët e PD-së në këtë qytet.

Sakaq kreu i PD Lulzim Basha ka emëruar Agron Gjekmarkajn drejtues politik të qarkut Lezhë, duke zëvendësuar në këtë post Mark Markun i cili vendosi të largohej pak javë më parë duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit.

Ora 15:49
Debat në Kryesinë e grupit PD për përjashtimin e Berishës/ Noka: Vendimi një thikë pas shpine për PD! Basha: S’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar se do ishte anti-Amerikane

Zbardhen debatet mes Lulzim Bashës dhe Flamur Nokës në mbledhjen e Kryesisë së grupit, për përjashtimin e Berishës.

Basha: Mos thoni gjysme të vërteta. Kurrë nuk kam deklaruar se ky ka qenë vendimi i jetës sime, por ka qenë më i vështiri. Nuk desha që këtë vendim t'ua lija forumeve të PD-së për të mbajtur të bashkuar partinë. Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do te ketë grupime kundër amerikane. Ky është vendimi ne interes te demokrateve.

Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtare të nivelit të trete apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë.

Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimarres. Duhet të ishte thirre kuvendi.

Basha: Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo kuvend se s’mund të ketë kuvend antiamerikan

Noka: Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar.

Basha: Nuk ka dhe nuk do te kete grupim antiamerikan nën siglën e PD. Nuk do të kete Kuvend të PD qe ve ne diskutim vendimet e qeverise amerikane. Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar perfundimisht, nuk është lincuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mire. Por siç ka deklaruar edhe vete ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dal në shesh do të qëndrojë jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2021 00:49

    Ah more Sali,t'a kishe ditur sa besnik e kishe,do te kishe vene Noken si<< Flamur>> te partise ne balle, jo Lulken qe te nxorri ne pension te parakohshem!!

    Përgjigju
  • artan: 20/09/2021 15:18

    "te mbushet zemra, kur lexon diskutimet midis dy intelekualeve mbi ndeshmerine e nje intelektuali tjeter"

    Përgjigju
  • fshati: 20/09/2021 14:06

    Ne kohen e Enver Hoxhes popullit te varfer e te keqtrajtuar i thuhej se problemi eshte prej diversanteve, armiqve te klases. Tani e ka fajin vetingu, Amerika, Berisha apo te tjera perralla. E vertetat eshte se Shqiperia nder vendet me te bukura te europes eshte fatekeqesishte edhe vendi me i varfer i Europes. Kjo me siguri do te rregullohet sapo te mbarojme vetingun, sapo te mbarojme me historine e Berishes, me ish pronat e klubit partizani, me Gerdecin, me 21 janarin, me Edi ramen, me femijet e berishes, me femijet e Edit, me niperit e berishes, me niperit e Nanos te tjere kriminele qe nuk kane te mbaruar ne politiken shqipetare.

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 20/09/2021 15:11

      Ke te drejt! Fajin per masakren 45 vjecare mbi eliten intelektuale dhe pasojat qe vijuan mbi mendimin kritik te kombit nuk e kishte Enver Hoxha dhe bashkepunetoret e tij te ngushte... fajin e kishte viktima, pra populli! Fajin per shkaterrimin e gjithanshem gjate viteve '90 nuk e kishte Berisha, qe lejoi firmat piramidale, as per masakren elektorale ne 1996, dhe as qe coi vendin ne prag te luftes civile ne 1997 sepse donte te ruante pushtetin me cdo kusht... fajin e kishte perseri populli i rraskapitur nga dramat e siperpermendura. Fajin per shkaterrimin e sistemit te drejtesise, duke e mbushur me njerez te korruptushem dhe te paafte, para se te fillonte reforma e drejtuar nga Rama dhe e mbeshtetur nga SHBA-te dhe BE nuk e kane paraardhesit, por e ka Rama se bashku me popullin! Edhe ne rastin e viktimave te kampit te perqendrimit ne Ashvic fajin nuk e kishin nazistet, por cifutet qe u masakruan. Fajin e ka gjithmon populli i poshter shqiptar. Si perfundim, pajtohemi se nuk ka shprese ne Shqiperi... IKNI! IKNI nga ky vend i mallkuar! (Rrofte helenizmi!)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale

'SPAK guxoi të hapë dosjet e të korruptuarve, nuk duhet penguar' Shehi: Sulmet e Metës, halle personale