Mblidhet pas një viti pandemik, UNESCO shqyrton nominimtet për vitin 2020-2021, zgjeron me 33 objekte listën e zonave të mbrojtura

Mblidhet pas një viti pandemik, UNESCO shqyrton nominimtet për vitin 2020-2021, zgjeron me 33 objekte listën e zonave të mbrojtura

Peizazhi me pllaka në Uells

UNESCO është mbledhur ditën e djeshme dhe ka zgjeruar listën e zonave të mbrojtura me 33 objekte të reja. Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara ka shtuar ditën e djeshme peizazhet me pllaka të Uellsit veriperëndimor dhe petrografët ruse në listën e Trashëgimisë Botërore.

Ceremonia u zhvillua online dhe u mbajt në qytetin juglindor të Kinës, Fuzhou, ndërsa vjen një vit me vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtë vit në seancë janë shqyrtuar edhe nomimet për vitin që lam pas, 2020 dhe nominimet e vitit 2021.

Peizazhet me pllaka të Uellsit veriperëndimor përfshijnë 6 zona të ndara dhe janë formuar që nga Revolucioni Industrial, ku guroret dhe minierat kanë vazhduar të jenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së kësaj zone.

“Kjo zonë ndërthur dramën e peizazhit natyror. Tregon ndikimin e madh që kanë pasur qeniet njerëzore mbi të, veçanërisht gjatë epokës së guroreve në shekullin e 19 dhe fillimin e shekullit të 20. Ky ndikim është shumë i dukshëm këtu në veriperëndim të Uellsit. Dhe kjo është ajo që bindi UNESCO-n t'i japë statusin e Trashëgimisë Botërore kësaj pjese të veriut të Uellsit, që ju të shihni kombinimin e botës natyrore dhe botës njerëzore dhe mënyrën se si ata kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin”, tha Mark Drakeford, Ministri i Parë i Uellsit.

Vende të tjera të vendosura në listën prestigjioze përfshijnë tempullin Ramappa në Indi, Parkun Kombëtar “Ivindo” në Gabon, hekurudhën Trans-iraniane dhe portikët (shëtitoret e mbuluara) e Bolonjës në Itali.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria