Mbolli drogë në Skavicë, pranga 58-vjeçarit! Në kërkim për kanabis një tjetër person në Krujë

Mbolli drogë në Skavicë, pranga 58-vjeçarit! Në kërkim për kanabis një tjetër person në Krujë

Një 58-vjeçar banues në Nikël të Fushë Krujës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Bëhet fjalë për B. Ç, i cili është konstatuar se ka mbjellë bimë narkotike në fshatin Skavicë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim një person me inicialet M.K, të cilit në afërsi të banesës iu gjetën disa fidanë narkotikë në tentativë për t'i kultivuar.

Policia e Krujës në fund thotë se do të vijojë pa ndërprerë kontrolli i territorit në çdo cep dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë