Mborja: Deputetë! Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai

Mborja: Deputetë! Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai

“Nëse ju mendoni vërtetë se ky parlament do të shpërndahet prej presidentit, atëherë presidenti nëse e bën këtë gjë, t’i thotë burgut hapu!" tha Rudina Hajdari nga faltorja e Kuvendit.

Pas kësaj, ajo shpjegoi se: “Ai nuk e ka kompetencën e shpërndarjes së parlamentit dhe, se shpërndarja e parlamentit (përveçse dy situatave të parashikuara në kushtetutë) është një shkelje e rëndë e kushtetutës.”…

Meqenëse më rezulton se ai, Ilir Meta, mund ta ndërmarrë këtë veprim të çmendur, po ju drejtohem të gjithë deputetëve dhe po mundohem t’jua shpjegoj arsyen e dëshirës së tij për t’i thënë sot burgut hapu:

Të nderuar deputetë! A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se që prej kohës kur e pa të pashmangshme burgosjen e tij për korrupsion, Ilir Meta ka një dëshirë (sigurisht të detyruar nga zori) për t’u burgosur për një motiv politk? A nuk është pikërisht i tillë, politik, siç e dëshiron ai, motivi i shkeljes së rëndë të kushtetutës?

Kjo dëshirë, për t’u viktimizuar si i burgosur për arsye politike, i lindi kur, kërcëllimën e prangave si i korruptuar, ia treguan hapur në Uashington më 29 tetor të 2015-s, gjatë intervistës së tij dhënë gazetares në studion e “Zërit të Amerikës”… Është lehtësisht e provueshme, se, që nga ajo ditë, ai mendon vetëm për modikimin e akuzës dhe devijimin e saj nga ordinere në politike. Harruat çfarë deklaroi më 6 gusht të 2016 tek intervista e botuar në gazetën “Panorama”? Ja u kujtoj unë: “…

Pra, kur Fatos Nano, i lindur në majë të malit, burgu është shumë më i lehtë dhe motivues për të rritur më tej LSI-në dhe mbrojtur demokracinë në vend.”. Edhe me gatishmërinë e “vetëijimit të tij si Allende” që u ofroi amerikanëve nga Pogradeci më 20 prill të këtij viti, bashkë me kanosjen se do të destabilizonte Shqipërinë po të mos e amnistonin si të korruptuar, duke krahasuar veten me Allende-n, Ilir Meta drejtëpërdrejt shpalli ofertën e “dëshmorit politik”… Edhe kur na kujton burgosjen e Fatos Nanos në intervistën e 6 gushtit të 2016-s, ai nuk harron të përmendë rolin amerikan sipas tij në atë histori…

Formimi i afërt i SPAK-ut, gjakderdhja (shumë e dëshiruar prej tij) ende e pandodhur, pjesëmarrja e ulët në mitingun e radhës, mund ta shtyjnë atë që siç tha deputetja Hajdari: “T’i thotë burgut hapu!”. Ndoshta 10 minuta para mitingut, ndoshta në mes,.. Kinse për të shmangur anarkinë, ai mund të nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit…

Atëherë, për mungesën e të paktën të 84 votave të deputetëve, do të shtyhet edhe për ca muaj formimi i SPAK-ut dhe i Gjykatës Kushtetuese…

Ndërsa shqiptarët, pas ca kohësh në gjyqin e tij do të dëgjojnë apologjitë e mbushura me plot “atdhedashuri” nga “i vetësakrikuari për Shqipëri e shqiptarë”, “i dënuari politik”, ish presidenti Ilir Meta…

Deputetë! Apologjitë e hajdutit nuk ua kemi borxh. Prandaj, mos ia jepni këtë mundësi! Boll halle na keni shkaktuar. Prandaj: Ose mblidhuni e lidheni, ose shpërndahuni para se t’ju shpërndajë ai!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 22/06/2019 14:19

    Meta ka rene ne gropen e mu....

    Përgjigju
  • Cubi: 22/06/2019 13:49

    Tamam analiz e perkryer.Ketu ne shqiperi ne keto 30 e ca vite ca nuk kemi par e degjuar.Ketu jeton absurditeti.Ketu ne kurriz te ketij populli ca nuk esht bere.Jan te gjitha te pritshme.Te gjitha luhen ne kurriz te popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet