Mbrëmë ndërroi jetë një e moshuar! Shënohet riinfektimi i parë me COVID në Shqipëri, 20 raste të reja

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë nga COVID-i një 84-vjeçare në spitalin Infektiv, e cila kishte edhe disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 të infektuar të rinj, njëri prej tyre, personel shëndetesor i riinfektuar duke shënuar rastin e parë në vend të një qytetari që preket për herë të dytë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. "Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar" thotë ISHP-ja. 

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)
Testime totale                         18097
Testime molekulare                16062
Testime serologjike                 2035
Raste pozitive                         1232
Raste të shëruara                    925
Raste Aktive                            273
Humbje jete                               34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë           187
Krujë             23
Shkodër         17
Kamëz            14
Durrës           10
Mat                 9
Lushnje           6
Berat               2
Tropojë          2
Korçë              1
Librazhd          1
Mallakastër     1

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pipero: 06/06/2020 11:11

    Urgjent te rikthehet karantina si e riktheu Maqedonia

    Përgjigju
    • Bukri: 06/06/2020 13:59

      Kurba bie cdo dite, mos u bej merak

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës